Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Fugue and Finale
Programe Podcast

Papa Fondacionit të Gardës Zvicerane: mbështetja juaj është e çmuar

Françesku pret në audiencë përfaqësuesit e organizatës që, prej 25 vitesh, mbështet anëtarët e trupit papnor dhe familjet e tyre si gjatë viteve të shërbimit në Vatikan, ashtu edhe pas kthimit të tyre në vendet e origjinës: është punë që kërkon durim e “rojet e kanë”. Jam në kontakt me disa prej tyre, rrinë shumë pranë Selisë së Shenjtë - kujton Papa.

R.SH. / Vatikan

U krijua 25 vjet më parë për të mbështetur Gardën Zvicerane që kryen shërbimin në Shtetin e Qytetit të Vatikanit e sot e feston këtë përvjetor me një shtegtim në Romë. Fondacioni Papnor i Gardës Zvicerane punon për familjet e trupit ushtarak, veçanërisht për "arsimimin dhe formimin e fëmijëve në institucione të përshtatshme arsimore", "siguron mjetet për të garantuar, për të përmirësuar dhe për të përditësuar profesionalizmin dhe metodat e punës, të pajisjeve dhe të infrastrukturës".  Jep edhe ndihmë për ata që kthehen në vendin e tyre, përvojës në Vatikan. Papa Françesku u shpreh mirënjohjen anëtarëve të Gardës Papnore Zvicerane “për mbështetjen e tyre bujare” në këto njëzet e pesë vjet, me shpresë se “puna e tyre e vlerësuar” do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Rëndësia e bashkëpunimit

Papa Françesku theksoi sa i rëndësishëm është kontributi i Fondacionit të Gardës Papnore Zvicerane,"që rojet të kryejnë shërbimin e tyre të çmuar në mënyrën më efektive dhe për të mirën e të gjithëve" dhe nënvizoi se bashkëpunimi me Gardën Papnore zvicerane "është shembullor e tregon se asnjë realitet nuk mund të vazhdojë i vetëm".

Të gjithë duhet ta ndihmojmë dhe ta mbështesim njëri-tjetrin, e kjo vlen edhe për ju, për bashkësitë individuale, por edhe për të gjithë Kishën.

Puna e Gardës Papnore të Zvicrës

"Të ndihmosh Gardën Papnore zvicerane do të thotë të mbështesësh Pasardhësin e Pjetrit gjatë shërbesës së tij në Kishën universale" - shpjegon Papa - e, duke i falënderuar rojet për "shërbimin besnik" të tyre, këshillon që angazhimi i Fondacionit “të jetë i gjallëruar përherë nga fryma e besimit dhe e bamirësisë”:

Garda Zvicerane ka ndryshuar shumë në kohët e punës, por qëllimi i saj kryesor mbetet gjithnjë i njëjtë: të mbrojë Papën. E kjo do të thotë edhe të japë ndihmesën në pritjen e shtegtarëve të shumtë që vijnë nga të katër anët e botës e që dëshrojnë t’i takojnë”.

Papa Françesku ndalet me shaka në këtë detyrë të fundit të Gardës Zvicerane:

“Duhet durim e rojet e kanë! Gjë e bukur kjo, për ta: përsërisin gjëra, shpjegojnë... Një durim shumë i madh. Ju lumtë!”.

Rëndësia e familjes

Lidhur me fushat në të cilat është i përfshirë Fondacioni i Gardës Papnore Zvicerane, Papa  ndalet tek ndihma që jepet për familjet e gardianëve të martuar me fëmijë, të cilët “janë shtuar” dhe nënvizon se “e mira e familjeve ka rëndësi themelore për Kishën dhe shoqërinë”.

Më pëlqen që martohen rojet; më pëlqen edhe që kanë fëmijë, që kanë familje. Kjo është shumë e rëndësishme, shumë e rëndësishme.

Papa me familje

Pastaj, përsa u përket atyre, që kthehen në vendet e origjinës në fund të punës në Vatikan, Françesku beson se disa prej tyre mbajnë lidhje të veçantë me Selinë e Shenjtë.

Kam kontakte me disa prej atyre që rrinë shumë, shumë afër Vatikanit, afër Kishës. Nganjëherë thërrasin në telefon, dërgojnë ndonjë gjë; kur kalojnë nëpër Romë, më vizitojnë. Kontakt i bukur, ky që kam.

18 janar 2025, 14:06
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031