Kërko

Papa Françesku shtrëngon duart e besimtarëve (foto arkivi) (ANSA) Papa Françesku shtrëngon duart e besimtarëve (foto arkivi) (ANSA)

Papa: dialogu dhe diplomacia për të ndërtuar paqen e qëndrueshme

Në një mesazh drejtuar pjesëmarrësve në Konferencën e VI Ndërkombëtare “Për ekuilibrin e botës”, në Havana (Kubë), nga 28 deri më 31 janar, Papa nënvizon se shpresa “na ndihmon të bashkëndajmë vuajtjet, vështirësitë, zhgënjimet dhe frikërat që shoqërojnë jetën e çdo njeriu dhe të çdo shoqërie”. Ne duhet të mësojmë “të bashkëndajmë me të varfërit” dhe “të hapemi për të pritur me bujari të tjerët", për të "kontribuar, kështu, me atë që jemi dhe kemi për të mirën e përbashkët"

R. SH.– Vatikan

Sot është e nevojshme të punojmë me vendosmëri“në mënyrë që shpresa, e cila na jepet nga besimi dhe dashuria e Jezu Krishtit dhe për këtë arsye e bazuar në dashuri, ”të mishërohet në paqe për botën“, të braktisim logjikën e dhunës” dhe të impenjohemi përmes dialogut dhe diplomacisë "për të ndërtuar, me krijimtari, hapësira negociatash që synojnë paqen e qëndrueshme. Kështu shkruan Papa në një mesazh drejtuar pjesëmarrësve të Konferencës së VI Ndërkombëtare për Bilancin në Botë, e cila u hap dje, më 28 janar, në Havana të Kubës dhe do të përfundojë më 31 janar.

Në mesazh, Papa kujton se asnjë përpjekje nuk do të ketë sukses “nëse nuk arrin të bëjë që çdo njeri, i cili pengohet të hapet ndaj jetës me entuziazëm, për shkak të ritmit të furishëm të ekzistencës, frikës për të ardhmen, mungesës së sigurisë së punës dhe mbrojtjes adekuate sociale, nga modelet sociale axhenda e të cilave diktohet nga ndjekja e fitimit me çdo kusht dhe jo nga kujdesi për marrëdhëniet njerëzore, të mund të shikojë nga e ardhmja me shpresë.

Institucionet dhe shoqëria janë të përkushtuara ndaj të gjithëve

Për Atin e Shenjtë Françesku “të gjitha iniciativat që synojnë të hapin rrugë për shumë vëllezër dhe motra që jetojnë në kushte të vështira, pavarësisht nga shkaqet, duhet të vlerësohen. Institucionet dhe mbarë shoqëria “me bashkëpunimin e të gjithë agjentëve socialë” duhet të ndërmarrin “iniciativa dhe përshkojnë udhë që rivendosin besimin e tyre tek vetja dhe tek shoqëria”, sugjeron Papa, duke nënvizuar se “të varfërit dhe të sëmurët, të rinjtë dhe të moshuarit, migrantët dhe njerëzit e zhvendosur, përfshirë ata që janë të privuar nga liria” duhet të vendosen në qendër të vëmendjes. “Askush të mos përjashtohet, të gjithë duhet të shohin dinjitetin e tyre njerëzor të respektuar”, kërkon Papa, duke rekomanduar, për më tepër, që “vullnetarë dhe profesionistë të angazhuar në fusha të tilla, “të kenë gjithmonë mjetet e duhura për të çuar përpara këtë inkurajim në emër të mbarë njerëzimit”.

Mos e lini veten të pushtoheni nga e keqja

Në mesazh, Papa, duke përmendur Bullën e shpalljes së Vitit Jubilar Spes non confundit, kujton se deshi t'ia kushtonte shpresës këtë Vit Jubilar, “- këtë vit hiri”, i cili është “një rast i volitshëm për të rivendosur paqen dhe vëllazërinë sociale, përmes faljes dhe pajtimit”. Dhe për këtë arsye në vetë Bullën e shpalljes së Vitit Jubilar, propozohen një sërë shenjash dhe pika referimi që na kujtojnë shpresën “në nivelin social dhe kulturor”, që na ndihojnë të rizbulojmë “këtë virtyt të çmuar” në realitetin e sotëm, duke i kushtuar vëmendje atyre të mirave të shumta që janë të pranishme në botë, në mënyrë që të mos biem në tundimin për ta konsideruar veten të pushtuar nga e keqja dhe dhuna”.

Bashkëmdarja e vuajtjeve dhe vështirësive me të tjerët

Pikërisht “shpresa është një vlerë shumë e përshtatshme edhe për forumin që po mbahet në kryeqytetin kuban, i cili synon të jetë i hapur, plural dhe multidisiplinar, duke shqyrtuar ” arsyet që lëvizin në zemrën e njeriut“, vëren Papa Françesku. Shpresa, siç lexojmë në Letrën Enciklike Dilexit nox, na bënë të gatshëm për t'i bashkëndarë vuajtjet, vështirësitë, zhgënjimet dhe frikën që e shoqërojnë jetën e çdo njeriu dhe të çdo shoqërie“.

Prandaj, duhet “të njohim e shohim imazhin e Zotit në çdo burrë dhe grua”, vazhdon Françesku, duke nxitur “të jemi vëllezër e motra dhe pjesë e familjes njerëzore, anëtarë të familjes së bijve të Zotit”. E këtë “edhe jashtë sferës së fesë”, sepse të gjithë “janë të thirrur ta jetojnë vëllazërimin falas e pa asnjë interes, pa harruar se gjithçka që bëjmë për të tjerët, na përket edhe neve, si individë dhe si shoqëri”. “Le ta nxjerrim, pra, këtë mësim nga dashuria - nxit Papa në mezazhin e tij - për të ndërtuar shpresën në atë ekuilibër që kërkon t'u garantojë të gjithëve pikërisht atë që u nevojitet”. Për këtë arsye, përfundon Ati i Shenjtë, duhet të mësojmë “për të bashkëndarë me të varfërit” dhe “për t'i pritur të tjerët me  bujari, në mënyrë që të dimë të kontribuojmë, kështu, me atë që jemi dhe kemi për të mirën e përbashkët”.

29 janar 2025, 10:39