Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Allegro vivace
Programe Podcast
Papa Françesku kryeson Meshën dhe Sakramentin e Pagëzimit në Kapelën Sistine në Vatikan Papa Françesku kryeson Meshën dhe Sakramentin e Pagëzimit në Kapelën Sistine në Vatikan

Papa: fëmijët rriten në fe, humanizëm i vërtetë në gëzimin e familjes

Sot, festa e Pagëzimit të Jezusit Zot, Papa Françesku u dha Sakramentin e Pagëzimit 21 fëmijëve të punonjësve të Vatikanit, në Kapelën Sikstine, në Vatikan. “Sot komandojnë këta”, tha Papa në fillim të festës për të vegjlit, e ne duhet t’u shërbejmë. Pastaj këshilla e zakonshme për nënat që t'i ushqejnë me gji, nëse janë të uritur, dhe t'i ndërrojnë, kur është nevoja.

R.SH. / Vatikan

Në festën e Pagëzimit të Zotit Jezus, Papa gjatë Meshës solemne, u dha sot, në mëngjes, më Kapelëm Sikstine në Vatikan, Sakramentin e Pagëzimin 21 fëmijë, të prani të të prindërve, nunëve e nuneshave. "Sot fëmijët ata protagonistët, sepse marrin dhuratën më të bukur: fenë në Zotin"

Të qara, zhurma, britma, ndonjë lot. Janë tingujt e parë të një jete të natyrshme dhe spontane, që jehojnë mes afreskeve dhe veprave të artit, kulm i dhantive dhe talenteve, dhuruar njerëzimit gjatë një jete të tërë. Një kombinim ndjellës, që përsëritet çdo vit, ky i pagëzimit nga Papa Françesku sot, më 12 janar, i 21 fëmijëve të punonjësve të Vatikanit, në  mjedisin e jashtëzakonshëm të Kapelës Sikstine.

"Dhurata më e madhe, dhurata e fesë"

Para kremtimit, Françesku u ndal tek rekomandimet e tij të kujdesshme, të zakonshme. "Është e rëndësishme që fëmijët të ndihen mirë!" Sofia, Vittoria, Tancredi Tito, Edwin Gabriele dhe 17 të tjerë. "Sot komandojnë ata", shpjegon Papa, "dhe ne duhet t'u shërbejmë, me Sakrament, me lutje". Nënat ftohen, si zakonisht, t’i ushqejnë fëmijët e tyre me gji, nëse janë të uritur dhe t'i ndërrojnë, nëse janë lagur. Sot secili prej jush prindër, e edhe vetë Kisha, u jep fëmijëve dhuratën më të madhe, dhuratën e fesë.

Shenja e kryqit në ballin e vocrrakëve

Me duar që dridhen nga emocioni, prindërit i afrohen Pasardhësit të Pjetrit që fëmijët e tyre të marrin në ballë shenjën e kryqit. Disa fëmijë shkelmojnë, disa janë më të qetë. Papa Françesku i pret të gjithë me buzëqeshje dhe, nëse kanë një vëlla apo motër të vogël, i lë t’ua shënojnë Kryqin në ball atyre, që do të pagëzohen. Ndërsa kremtimi Pagëzimit arrin kulmin, zërat e Schola Cantorum tingëllojnë si ninullë për të vegjlit, duke i përgjumur disa prej tyre. I bëjnë, kështu, të pakta klithmat në sfondin e liturgjisë së Fjalës. Themelore, sipas traditës, janë fjalët e shqiptuara nga Papa për të vegjlit: “Uroj të rriten në fe, që të mund ta jetojnë ‘njerëzimin e vërtetë, në gëzimin e familjes’”.

"Kur ka ndonjë problem, ndizeni dritën"

Liturgjia e Pagëzimit vazhdon me bashkëkremtuesit, kardinalin Konrad Krajewski, lëmoshtar papnor dhe kardinalin Fernando Vérgez Alzaga, kryetar i Guvernatoratit të Shtetit të Qytetit të Vatikanit, të cilët shënojnë gjoksin e çdo foshnjeje me vajin e katekumenëve. Më pas, Papa Françesku u jep Sakramentin fillimit të Krishterë, duke lagur me ujë kokën e secilit fëmijë - të shoqëruar nga prindërit, kumbarët dhe kumbarët – me ujë të bekuar. Më pas,  vajosja e shenjtë. Kardinali Krajewski e shoqëron me një përkëdhelje shenjën në kokën e çdo të pagëzuari. E ndërsa Kardinali Vérgez Alzaga u dorëzon petkun e bardhë, çdo baba ka për detyrë të ndezë qiriun e tij, në flakën e qiriut të Pashkëve:

“Mbajeni gjithmonë me vete këtë dritë, në shtëpinë tuaj, si kujtim për këtë ditë. Dhe kur ka ndonjë problem, ndonjë vështirësi, ndizeni dritën, për t'i kërkuar Zotit Hirin, për familjen tuaj”.

Më pas kryhet edhe riti i "Effatà", i "Hapu", sipas episodit marrë nga Ungjilli i Markut, ku Jezusi shëron një shurdhmemec. Dy kardinajtë prekin duke bekuar me gishtin e madh veshët dhe buzët e fëmijëve të pagëzuar. Në fund të festës, Papa kalon ndalohet disa çaste me familjet e të pagëzuarve: shkëmben disa fjalë dhe u jep nga një dhuratë secilit prej tyre.

Pagëzimi i fëmijëve të punonjësve të Vatikanit është pjesë e një tradite të vendosur në vitin 1981 nga Gjon Pali II, me një modifikim të vetëm: për dy vitet e para pagëzimi u bë në Kapelën Pauline, nga viti 1983 deri në këtë vit, në atë Sikstine.

Predikimi i plotë i Françeskut

Më poshtë, predikimi i shkurtër i Papës, drejtuar foshnjeve dhe prindërve të tyre gjatë Pagëzimit të sotëm:

‘Ti je Biri im ‑ Djali i dishirit. Ty të përkrah plotësisht!” (Luka 3,22). Këto janë fjalët e gëzueshme që Ati ia drejton Jezusit pas Pagëzimit në Jordan. Dhe sot na i përsërit edhe ne e, posaçërisht, këtyre fëmijëve të bukur. Secilit i thotë: “Ti je im bir, të dua, je gëzimi im!”.

Ta falënderojmë Zotin për këtë bekim dhe, mbi të gjitha, për dhuratën e jetës së amshuar, të cilën fëmijët tuaj e marrin me Pagëzimin. E ju falënderojmë edhe ju, prindër, nunë dhe nuna, që i sollët këtu dhe më pas u impenjuat t'i shoqëroni në shtegtimin e tyre të jetës së krishterë.

Filloni menjëherë, me gjeste të thjeshta: me shenjën e kryqit, duart e shtrënguara, lutjet që edhe ju i keni mësuar si fëmijë, nga prindërit tuaj. Vërejmë se në Ungjill Ati i flet Jezusit, pikërisht ndërsa ai lutet (shih Luka 3,21). Mos t'u mungojnë këto gjeste: do t'i shoqërojnë gjatë gjithë jetës. Dhe bëjeni menjëherë, me spontanitet dhe hare, që të mësojnë se lutja është një gjë e bukur gëzimplote.

Qielli i hapur, pëllumbi i Shpirtit Shenjt, zëri i Atit: gjithçka sot na fton ta jetojmë këtë çast me gëzim, në mënyrë të thjeshtë dhe të vetvetishme. E nëse disa nga vocrrakët nisin të qajnë dhe të dëgjohen, e edhe të tjerët të bashkohen me zërin e tyre, ashtu qoftë: festa do të jetë më gazmore dhe kënga e tyre do të lartohet ëmbëlsisht në veshët e Zotit!

Nëse janë të uritur, nënat nuk duhet të ngurrojnë t'i ushqejnë. Nga të gjitha afresket në Kapelën Sistine, në Vatikan, asnjëra nuk e përshkruan Lindjen e Krishtit. E atëhere, për ta korrigjuar këtë, cila Shpellë e lindjes së Krishtit është më e bukur se nëna që i jep gji foshnjës e mbi të përkulet? Edhe kjo do ta mbushë me gëzim Atin e Qiellit, i cili do t’i përtërijë kënaqësinë e tij dhe bekimet e tij mbi ne.

12 janar 2025, 15:48
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031