Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Fine - Solomon Oratorio in 3 atti HWV 67, per soli, coro e orchestra
Programe Podcast
Presidenti amerikan Donald Trump Presidenti amerikan Donald Trump

Mesazhi i Papës për Trump: SHBA-të të ndërtojnë një shoqëri më të drejtë

Në ditën e betimit të presidentit të ri amerikan, Donald Trump, në mandatin e tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë, Papa Françesku i dërgon një mesazh, ku shpresohet që, nën udhëheqjen e banorit të 47-të të Capitol Hill, të bëhen përpjekje për një shoqëri ku nuk ka vend për urrejtje, diskriminim apo përjashtim

R.SH. – Vatikan

Papa Françesku dërgon një mesazh për presidentin amerikan Donald Trump, në ditën e betimit të tij për mandantin e dytë në krye të SHBA-së. Në ceremoninë, që do të kremtohet në orën 18.00 evropiane, do të marrin pjesë liderë nga e gjithë bota. Para Trump, betohet zv.presidenti JD Vance. Ati i Shenjtë vë në dukje traditën e lirisë në SHBA dhe uron që banori i 47-të i Capitol Hill ta udhëheqë vendin drejt ndërtimit të një shoqërie më të drejtë, duke u dhënë mundësi të barabarta të gjithëve për të përparuar. Ky ka qenë dhe është ideali amerikan i zhvillimit, nënvizon Papa. Ja mesazhi i plotë…

"Me rastin e betimit tuaj si President i dyzet e shtatë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju përshëndes përzemërsisht dhe ju garantoj lutjet e mia që Zoti i Gjithëpushtetshëm t'ju japë urti, forcë dhe mbrojtje në ushtrimin e detyrave tuaja të larta. I frymëzuar nga idealet e kombit tuaj për të qenë vend i mundësive, mikpritës për të gjithë, shpresoj që, nën udhëheqjen tuaj, populli amerikan të përparojë dhe të përpiqet gjithmonë për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë, ku nuk ka vend për urrejtje, diskriminim apo përjashtim. Njëkohësisht, ndërsa familja njerëzore përballet me sfida të shumta, për të mos përmendur plagën e luftës, i lutem Zotit t’i udhëheqë përpjekjet tuaja në promovimin e paqes dhe pajtimit ndërmjet popujve. Me këto ndjenja, i kërkoj për ju, për familjen tuaj dhe për popullin e dashur amerikan bekime të shumta hyjnore”.

 

20 janar 2025, 12:11
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031