Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Missa in tempore belli (Paukenmesse), in Do magg. Hob.22 n.9 Per soli, Coro e orchestra.
Programe Podcast
Dom Prosper Guéranger, shërbëtor i Zotit dhe abati i parë i Abacisë së Saint-Pierre të Solesmes Dom Prosper Guéranger, shërbëtor i Zotit dhe abati i parë i Abacisë së Saint-Pierre të Solesmes

Françesku: dom Guéranger, fener i përtëritjes së fesë dhe mjeshtër i lutjes

Papa i shkruan abacisë së Saint-Pierre të Solesmes në 150-vjetorin e vdekjes së themeluesit dhe abatit të parë, duke kujtuar rolin e tij themelor në rizbulimin e liturgjisë si "gjuha e Kishës" dhe në restaurimin e Urdhrit benediktin në Francë: një "dëshmi e gjallë" e jetës murgare

R.SH. – Vatikan

Besnik ndaj Selisë së Shenjtë, dëshmitar i vlerës së liturgjisë si "gjuhë e Kishës" dhe fener për përtëritjen e fesë, i aftë për t'i shoqëruar besimtarët "në orë paqeje dhe në ditë fatkeqësie”. Këto janë fjalët, që përdor Papa Françesku për të kujtuar dom Prosper Guéranger, shërbëtorin e Zotit dhe abatin e parë të Abacisë së Saint-Pierre të Solesmes, në 150-vjetorin e vdekjes, si sot, më 30 janar 1875. Në një letër drejtuar abatit aktual të shtëpisë mëmë të Kongregatës Franceze të Urdhrit të Shën Benediktit, dom Geoffrey Kemlin, Françesku shpreh afërsinë e tij me ata, që ia kanë kushtuar jetën ndjekjes së "gjurmëve të këtij shërbëtori të Kishës”, duke e bërë të njohur veprën e tij.

Të bëhet e arritshme "bukuria e liturgjisë"

"Benedic anima mea Domino": ky, fragmenti i Psalmit 102, që shoqëroi dom Guéranger në momentet e fundit të jetës, vula e një ekzistence, që paraardhësit e Françeskut e ngritën lart për rolin e tij në rivendosjen e jetës murgare benediktine në Francën e pas Revolucionit të vitit 1789, si edhe në përhapjen e përkushtimit ndaj Zemrës së Krishtit e të Zojës, duke u impenjuar në përkufizimin e dogmës së Zënies së Papërlyer. Këtyre aspekteve, Papa u shton “besnikërinë ndaj Selisë së Shenjtë dhe pasardhësit të Pjetrit, veçanërisht në fushën e liturgjisë dhe të atësisë shpirtërore”. Si meshtar dioqezan dhe më pas, si murg benediktin, dom Guéranger përdorte Mesharin Romak në të gjitha kremtimet, duke frymëzuar kthimin e dioqezave franceze "në unitetin e liturgjisë". Ky përkushtim u konkretizua në shkrimin e vëllimeve të Vitit Liturgjik, me qëllim që meshtarët dhe laikët të shijonin "bukurinë dhe pasurinë e liturgjisë, burimi kryesor i përshpirtërisë së krishterë", siç kujton vetë Françesku në Letrën e tij Apostolike “Desiderio desideravi”.

Atë shpirtëror i meshtarëve dhe i laikëve

Në shkrimet e tij, abati pohoi me forcë se "lutja e Kishës" është "më e pëlqyeshmja për veshin dhe zemrën e Zotit dhe, për rrjedhojë, më e fuqishmja. I Lum, pra, është ai që lutet me Kishën”. Ky mendim, shpreson Papa, duhet të frymëzojë bashkësinë e sotme kishtare, që të lartojë "një lutje të vetme dhe të njëjtë, në gjendje të shprehë unitetin e saj". Më 11 korrik 1833, dom Guéranger shkoi me tre shokë në prioratin e vjetër të Solesmes, të cilin e shndërroi jo vetëm në një qendër nevralgjike për ringjalljen e urdhrit benediktin, i cili ishte zhdukur që nga koha e Revolucionit Francez, por edhe në një pikë referimi për besimtarët, që kërkonin këshilla shpirtërore.

Shembull i "frytshmërisë së jetës murgare"

Papa Françesku e mbyll letrën e tij me urimin që puna e Shërbëtorit të Zotit, për të cilin Konferenca Ipeshkvnore Franceze ka shprehur mendim pozitiv për çështjen e lumnimit, që më 8 nëntor 2023, të vazhdojë të japë "fryte shenjtërie" në mesin e besimtarëve, duke mbetur “dëshmi e gjallë e frytshmërisë së jetës murgare, në zemrën e Kishës”.

30 janar 2025, 16:16
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031