Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
La Cenerentola
Programe Podcast
Papa bekon kamperin mjekësor, që niset si dhuratë për Ukrainën Papa bekon kamperin mjekësor, që niset si dhuratë për Ukrainën

Papa dërgon kardinalin Krajewski në Ukrainë me kamper mjekësor

Kardinali, Lëmoshtar apostolik, niset sërish drejt vendit të “martirizuar”, për t’i çuar ndihmat e Papës Françesku, në prag të festave të fundvitit. Krajewski do t’u dorëzojë ukrainasve një kamper mjekësor dhe gjashtë aparate për ekografi

R.SH. – Vatikan

Për festën e Krishtlindjes, Papa dërgon edhe një herë në Ukrainë Lëmoshtarin e tij, kardinalin Konrad Krajewski. Lëmoshtari papnor – njoftohet në një notë të Dikasterit për Bamirësinë - niset për në Ukrainë, për të çuar si dhuratë një kamper të madh mjekësor, që shërben si spital i vogël i lëvizshëm, ku mund të kryhen edhe operacione kirurgjikale. Gjithashtu, do të dorëzojë gjashtë aparate ekografie, që do t'u dhurohen spitaleve të shkatërruara dhe të bombarduara.

Gjatë udhëtimit të tij nëpër Ukrainë, kardinali do të vizitojë bashkësi të ndryshme, për të takuar njerëzit që vuajnë dhe me ta do të përpiqet të hapë në zemra "portën e Shpresës", si edhe të lutet për paqen aq të dëshiruar. “Çdo ditë, Papa Françesku lutet për paqen në këtë vend të martirizuar nga lufta, por dëshiron të jetë i pranishëm mes banorëve edhe konkretisht, në këto ditë, kur kremtojmë lindjen e Jezusit”, lexohet në deklaratë.

19 dhjetor 2024, 12:44
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031