Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Impromptu in Fa Minore
Programe Podcast
Tutti Santi Tutti Santi

Papa: shenjtorët janë perla të çmuara, gjithmonë aktualë

Papa:#Shenjtorët janë perla të çmuara; ata janë gjithmonë të gjallë dhe aktualë, sepse përfaqësojnë një koment magjepsës të Ungjillit. Jeta e tyre është ilustrimi i Lajmit të Mirë që na solli Jezusi: se Hyji është Ati ynë dhe i do të gjithë me dashuri të pamasë

R.SH. - Vatikan

"#Shenjtorët janë perla të çmuara; ata janë gjithmonë të gjallë dhe aktualë, sepse përfaqësojnë një koment magjepsës të Ungjillit. Jeta e tyre është ilustrimi i Lajmit të Mirë që na solli Jezusi: se Hyji është Ati ynë dhe i do të gjithë me dashuri të pamasë". Kështu pohon Papa Françesku, sot 5 nëntor, në platformën siociale X botuar në @Pontifex.

Shenjtorët shembuj për t’u imituar

Historia e krishterë, është histori e shenjtorëve-ikonë, yje të ndritshme, në kupën e qiellit të Kishës e të njerëzimit. E është edhe histori e shenjtorëve të panjohur, të fshehtë, pa elter, pa devocione e pa heroizma të dukshme, që megjithatë, me mirësinë e tyre, i ndriçojnë njerëzit, që takojnë në rrugët e ndërlikuara të jetës. Shenjtorët, që kremton Kisha, janë shembuj për t’u imituar. Po nuk janë vetëm disa shenjtorë të mëdhenj, të cilët ne i duam dhe i njohim mirë,  por janë ata njerëz që tregojnë udhën, shenjtorë të thjeshtë, njerëz të mirë, që takojmë gjatë jetës, të cilët nuk do të lartohen kurrë në nderimet e elterit. Janë njerëz normalë, që nuk bëjnë kurrfarë heroizmi të dukshëm, por që, me mirësinë e tyre të përditshme, pasqyrojnë të vërtetën e fesë në Zotin dhe dashurinë ndaj të afërmit. 

Shenjtorët miqtë tanë

Shenjtorët janë vëllezërit dhe motrat tona më të mëdha, tek të cilët mund të mbështetemi gjithmonë: na ndihmojnë nga qielli e, kur ecim në rrugën e gabuar, me praninë e tyre të heshtur nuk mungojnë të na korrigjojnë. “Janë miq të sinqertë -  pati pohuar Papa Françesku gjatë lutjes së Engjëllit të Zotit, më 01 nëntor 2023, në solemnitetin e Gjithë Shenjtorëve - që mund t'u besojmë, sepse duan të mirën tonë, nuk na tregojnë me gisht, as nuk na tradhtojnë kurrë:

Në jetën e tyre gjejmë shembull, në lutjen e tyre marrim ndihmë e, në bashkësi me ta, krijojmë një lidhje dashurie vëllazërore, siç thotë Liturgjia (shih Mesharin Romak, Parathënia e Shenjtorëve I). Me ta formojmë një familje të madhe për udhë, Kishën, me burra dhe gra të çdo gjuhe, të çdo gjendjeje, të çdo  prejardhjeje (shih Zbulesa 7.9), të bashkuar nga e njëjta zanafillë, dashuria e Zotit, që synon të njëjtin cak, bashkimin e plotë me Të, parajsën: “Ata tashmë e kanë arritur, ne jemi për rrugë”.

 

05 nëntor 2024, 12:03
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031