Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Maestoso
Programe Podcast

Papa: Shenjtorët, dëshmitarë të shtigjeve të dritës, të mundshme edhe për ne

Para Engjëllit, në solemnitetin e të Gjithë Shenjtorëve, Françesku kujtoi se një jetë e shenjtë, që pason Lumturitë, është “dhuratë nga Zoti", por që kërkon "edhe përgjigjen tonë" ndaj planeve të tij "dhe frymëzimeve të tij të mira", duke e vënë veten, siç na mësoi ai, në shërbim të të tjerëve. E na kujtoi të mbajmë mend edhe "sa shenjtëri të fshehur ka në Kishë!"

R.SH. / Vatikan

Sot - kujtoi në fillim  të lutjes së Engjëllit të Zotit, Papa Françesku, pasi përshëndeti si zakonisht turmën e mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan, nën një diell pothuajse pranveror - kremtojmë solemnitetin e Ditës së Gjithë Shenjtorëve. Në Ungjill (krh. Mt 5, 1-12) Jezusi shpall Lumnitë, kartë identiteti e të krishterëve dhe rrugë drejt shenjtërisë (krh. Nxitjen Apostolike Gaudete et exsultate, 63). Na tregon një rrugë, rrugën e dashurisë, të cilën ai vetë ishte i pari që e përshkoi duke u bërë njeri, që është për ne dhuratë nga Zoti dhe përgjigja jonë.

Më shumë vend për Zotin, më pak për mua

Dhuratë nga Zoti sepse, siç thotë Shën Pali, është Ai që shenjtëron (krh. 1 Kor 6,11). Kjo është arsyeja pse ne i kërkojmë mbi të gjitha Zotit të na shenjtërojë, t'i bëjë zemrat tona të ngjashme me të Tijën (krh. me enciklikën Dilexit nos, 168). Me hirin e tij na shëron dhe na çliron nga gjithçka që na pengon të duam, ashtu siç na do ai (krh. Gjn 13, 34), në mënyrë që tek ne, siç na e kujton i Lumi Carlo Acutis, të ketë gjithnjë “më pak vend për mua, më shumë për Zotin”.

T’i bëjmë tonat ndjenjat e Zotit

Kjo na çon në pikën e dytë - nënvizoi Papa në vijim të Lutjes së Engjëllit të Zotit– në përgjigjen tonë. Ati qiellor na ofron shenjtërinë e tij, por nuk na detyron ta pranojmë. E mbjell atë tek ne, na bën të ndiejmë shijen e saj dhe të shohim bukurinë e saj, por pret dhe respekton "pohimin" tonë. Na lë lirinë të ndjekim frymëzimet e tij të mira, ta lejojmë veten të përfshihemi në projektet e tij, t'i bëjmë tonat ndjenjat e tij (krh. Dilexit nos, 179), duke e vënë veten, siç na mësoi, në shërbim të të tjerëve, me një bamirësi gjithnjë e më universale, të hapur e të drejtuar për të gjithë, për të gjithë botën.

Ne e shenjtorët, si Shën Terezën e Kalkutës

Ne - vijoi Papa - i shohim të gjitha këto në jetën e shenjtorëve, madje edhe në kohën tonë. Le të mendojmë, për shembull, për Shën Maksimilian Kolben i cili, kur ishte në Aushvic, kërkoi të zinte vendin e një ati të dënuar me vdekje; për Shën Terezën e Kalkutës, e cila e kaloi jetën duke u shërbyer më të varfërve; ose për ipeshkvin shenjt Oscar Romero, i vrarë në altar sepse mbronte të drejtat e më të vegjëlve kundër abuzimeve të tiranëve. Ndër ta - si ndër shumë shenjtorë të tjerë - ata që i nderojmë në altarë dhe ata "të portës pranë", me të cilët jetojmë çdo ditë - ne njohim vëllezër dhe motra të formuara nga Lumnitë: të varfër, të butë, të mëshirshëm, të uritur dhe të etur për drejtësi. Artizanë të paqes! Janë njerëz “përplot me Zotin”, të paaftë për të qëndruar indiferentë ndaj nevojave të fqinjëve; dëshmitarë të shtigjeve ndriçuese, të mundshme edhe për ne.

Një pyetje, për të gjithë

Papa e përfundoi lutjen e Engjëllit të Zotit si zakonisht, me një breshëri pyetjesh. Pyetje bërë vetes: “A po i kërkoj Zotit, në lutje, dhuratën e një jete të shenjtë? A e lejoj veten të udhëhiqem nga impulset e mira, që ngjall tek unë Shpirti i tij? E, a angazhohem personalisht për të praktikuar lumturitë e Ungjillit, në mjediset ku jetoj? Pyetje që presin gjegje jo vetëm në një javë, por në një jete. E që kërkojnë ndihmë nga lart:

“Na ndihmoftë Maria, Mbretëresha e të gjithë shenjtorëve, që ta bëjmë jetën tonë rrugë të shenjtërisë”.

01 nëntor 2024, 13:24

Engjëlli i Tënzot/Mbretëresha Qiellore e fundit

Lexo gjithçka >
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031