Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
RRUZARJA NË LATINISHT
Programe Podcast
Myanmar, një fushë e minuar Myanmar, një fushë e minuar  (AFP or licensors)

Papa, në Mianmar të heshtin armët dhe të nisë dialogu i sinqertë

Gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot, mendimet e Françeskut u drejtuan nga vendet e copëtuara nga lufta, nga shteti i Azisë Juglindore dhe popullsia e tij, që vuan nga luftimet, e "veçanërisht nga më të rrezikuarit: fëmijët, të moshuarit, të sëmurët, refugjatët, përfshirë edhe Rohingyat". E më pas, lutja për Ukrainën, Palestinën, Izraelin, Libanin, Sudanin

R. SH. - Vatikan

Dialogu dhe përfshirja e të gjithëve janë hapat e nevojshme për të arritur paqen. Kështu Françesku, në përshëndetjet e tij pas lutjes së Engjëllit, i ftoi edhe një herë besimtarët e mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit që të mos e  i heqin sytë nga ata që vuajnë pasojat e konflikteve. Si ai, që po copëton Mianmarin i cili nesër, 25 nëntor, përkujton përvjetorin e grevës së parë universitare të vitit 1920.

 Nesër Mianmari kremton festën kombëtare në kujtim të protestës së parë studentore, që e çoi vendin drejt pavarësisë dhe në perspektivën e një sezoni paqësor e demokratik, për materializimin e të cilit luftohet edhe sot. Shpreh afërsinë time me të gjithë popullsinë e Mianmarit, në veçanti me ata që vuajnë nga luftimet e vazhdueshme, posaçe me më të rrezikuarit: fëmijët, të moshuarit, të sëmurët, refugjatët, përfshirë Rohingya-t. I bëj thirrje të përzemërt të gjitha palëve të përfshira, që t’i ulun armët dhe të hapin një dialog të sinqertë, gjithëpërfshirës, tëi aftë për të siguruar paqe të qëndrueshme.

Me një përshëndetje të veçantë për shtegtarët, që mbërritën në Romë nga Malta, Izraeli, Sllovenia dhe Spanja, si dhe nga dioqezat e Mostarit dhe Trebinjës, në Bosnje dhe Hercegovinë, Papa përsëriti kërkesën e tij të pareshtur për lutje, në mënyrë që të arrihet paqja në Palestinë, Izrael, Liban e Sudan.

24 nëntor 2024, 13:01
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031