Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Allegretto
Programe Podcast
Funeral në Vatikan (arkiv) Funeral në Vatikan (arkiv)

Papa do të kryesojë nesër ritet e fundit në funeralin e kard. Ayuso

Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë njoftoi sot se funerali i kardinalit Miguel Ángel Ayuso Guixot do të kremtohet nesër, 27 nëntor, në orën 14.00, në altarin e katedrës së Bazilikës së Shën Pjetrit dhe do të kryesohet nga dekani i Kolegjit Kardinalor, kardinali Giovanni Battista Re. Papa Françesku do të kryesojë ritin e 'Ultima Commendatio' dhe të 'Valedictio'. Ngushëllimet e Imamit të madh të Al-Azharit për kryetarin e Dikasterit për Dialogun Ndërfetar

R.SH. – Vatikan

Varrimi i kardinalit Miguel Ángel Ayuso Guixot do të kremtohet nesër, 27 nëntor, në orën 14.00, në altarin e katedrës së Bazilikës së Shën Pjetrit, në Vatikan. Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë njoftoi sot se mesha do të kryesohet nga dekani i Kolegjit Kardinalor, kardinali Giovanni Battista Re. Në fund të kremtimit eukaristik, Papa Françesku do të kryesojë ritin e 'Ultima Commendatio' dhe të 'Valedictio'.

Ngushëllimet e Imamit të madh të Al-Azharit

Ngushëllimet për vdekjen e kardinalit erdhën edhe nga bota islame e pikërisht nga universiteti prestigjioz i Al-Azharit. Në një mesazh, Imami i madh Ahmad Al-Tayyeb shprehu "ngushëllimet e tij më të thella Papës Françesku, Papës së Kishës Katolike, për ndarjen nga jeta të kryetarit të Dikasterit për Dialogun Ndërfetar”. Ai i lutet "Zotit të Gjithëpushtetshëm t'i japë durim dhe ngushëllim familjes, të afërmve dhe të dashurve të të ndjerit". Kardinali Ayuso, nënvizon Imami, "ishte model i shquar i shërbimit të përkushtuar ndaj njerëzimit" dhe ka bërë "përpjekje të rëndësishme në promovimin e marrëdhënieve me myslimanët në përgjithësi, si edhe me Al-Azharin e me Këshillin e Pleqve Myslimanë (MCE) në veçanti”. Al-Tayyeb njeh rolin qendror në "përhapjen e Dokumentit mbi Vëllazërimin Njerëzor gjatë shërbimit të tij në Vatikan dhe kontributin e tij në Komitetin e Lartë të Vëllazërimit Njerëzor”.

26 nëntor 2024, 11:18
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031