Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Salvator mundi Domine, canzone sacra a 5 voci, dalle "cantiones sacrae"
Programe Podcast

Papa, dhuruesve të gjakut: gjest i çinteresuar dhe anonim, që shemb muret

Në 65-vjetorin e themelimit të Federatës Italiane të Shoqatave të Dhuruesve të Gjakut (Fidas), Françesku thekson gëzimin që lind kur japim "lirisht" një "pjese të rëndësishme" të vetvetes, që "nuk shikon ngjyrën e lëkurës" as "përkatësinë fetare"të kujt e merr"

R.SH. - Vatikan

Gjesti juaj i painteresuar e i paemër është shenjë, që kapërcen indiferencën dhe vetminë, kapërcen kufijtë dhe shemb muret. Me rastin e 65-vjetorit të themelimit të Federatës Italiane të Shoqatave të Dhuruesve të Gjakut (Fidas), Papa Françesku priti sot në mëngjes, e shtunë, 9 nëntor, një delegacion në Sallën Pali VI. Reflektimi i tij preku tre aspekte kryesore: gëzimin, dëshminë dhe solidaritetin.

"Dhurimi me dashuri sjell gëzim"

I pari është element i shpeshtë në mjediset vullnetare "e, në përgjithësi, mes njerëzve të përkushtuar për të mirën e të tjerëve":

“Të japësh me dashuri, sjell gëzim. Vetë Jezusi e ka thënë: 'Është më e bekuar të japësh sesa të marrësh'”.

  (Vatican Media)

“U krijuam për të dhuruar dashuri"

Në themel të kësaj lumturie qëndron fakti se ne "jemi bërë për të dhuruar dashuri, për ta bërë dashurinë frymëzim të të gjitha veprimtarive tona" - shpjegoi Françesku, duke cituar Benediktin XVI. Gjatë dhuratës "e gjithë jeta jonë ndryshon dhe lulëzon ndërsa hyjmë në dinamikën ndriçuese të Ungjillit, në të cilën gjithçka gjen kuptimin dhe plotëninë e saj në mëshirë":

Ju lirisht u jepni të tjerëve një pjesë të rëndësishme të vetes tuaj, gjakun tuaj dhe sigurisht e njihni lumturinë, që vjen nga ndarja.

Gjaku nuk e shikon ngjyrën e lëkurës

Aspekti i dytë, theksuar nga Papa, është dëshmia. Françesku vëren se ata që dhurojnë, nuk e dinë se për kë është menduar gjaku i tyre. Po kështu, ata që marrin transfuzion, në përgjithësi e dinë identitetin e bamirësit të tyre.

Dhe vetë gjaku, në funksionet e tij jetësore, është simbol elokuent: ai nuk shikon ngjyrën e lëkurës, as përkatësinë etnike ose fetare të personit që e merr, por me përvujtëri hyn ku mundet, duke u përpjekur të arrijë, me vrap përmes venave, në çdo pjesë të organizmit, për të çuar energji në të. Kështu funksionon dashuria.

  (VATICAN MEDIA Divisione Foto)

Zgjate krahun, si Jezusi

Duke kujtuar aktin e zgjatjes së krahut në çastin e thithjes së gjakut, Papa bën një paralele me gjestin "e bërë nga Jezusi gjatë mundimeve, kur e shtriu vullnetarisht trupin e tij në kryq". Një akt “që flet për Zotin”, shton Françesku, duke huazuar fjalët e Gjon Palit II në lidhje me “misionin ungjillëzues të Kishës”, që “kalon përmes bamirësisë”.

Të arrish drejt e në zemër

Aspekti i tretë dhe i fundit i përmendur nga Papa, është solidariteti. Gjaku arrin në zemër, i përcaktuar, në enciklikën e tij Dilexit nos, si "qendra unifikuese e personit", ku konvergojnë "përmirësimi i vetvetes dhe hapja ndaj të tjerëve". Françesku i nxit të pranishmit që ta jetojnë dhurimin si "rrugë të rritjes shpirtërore", e, duke rikujtuar edhe një herë konceptet e Gjon Palit II, "si një dhuratë për Zotin e Mëshirës, ​​i cili identifikohet me ata që vuajnë":

“Mos e harroni këtë, nxit Françesku, ‘gjaku arrin në zemër. Ndiqeni gjakun për të arritur në zemër’. Kjo do të thotë, përqafoni gjithnjë e më shumë çdo burrë dhe grua që takoni, të gjithë, në një bamirësi të vetme".

09 nëntor 2024, 15:09
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031