Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Tempo di minuetto
Programe Podcast
Papa Françesku gjatë lutjes së Engjëllit të Zotit Papa Françesku gjatë lutjes së Engjëllit të Zotit

Françesku: fjala e vërtetë dhe e fuqishme e Krishtit e shndërron botën

Në lutjen e Engjëllit të Zotit në festën e Krishtit Mbret, fjalët shndërrohen, duke marrë një kuptim të ri. Sot, fjala "mbret" dhe fjala "botë". Bota, Mbreti i së cilës është Jezusi, shëlbon krijimin e rrënuar nga e keqja me forcën e dashurisë hyjnore. Dëgjimi i Zotit hedh dritë në zemrat dhe në jetën tonë.

R.SH. / Vatikan

Sot Ungjilli i liturgjisë së kësaj së diele të 34-të të vitit kishtarm ciklit të dytë nga Gjoni (Gjn 18,33-37) na e paraqet Jezusin përpara Poncit Pilat – këto fjalët e para të lutjes së Engjëllit të Tënzot, që shqiptoi në Sheshin e Shën Pjetrit Papa nga Dritarja e Engjëllit, i ndjekur nga turma që pushton çdo të diel Sheshin. Po kjo e diel nuk është e zakonshme.

Sheshi i Vatikanit  pret Krishtlindjen, i stolisur tashmë me Bredhin e festës e, së shpejti, edhe me Shpellën e Betlehemit! E pak ditë më pas, turma e besimtarëve do të mund kapërcejë edhe pragun e Derës Shenjte, duke fituar ndjesën e plotë! Emocione të fuqishme, aq më tepër tani, kur Roma e moçme, këto ditë e rinuar, është pothuajse gati për të jetuar çaste të paharrueshme! Ndaj Papa e nisi lutjen me dy fjalë, dy emra: mbret e botë!

Dy fjalë marrin kuptim të ri

 Jezusi i dorëzohet prokurorit romak për ta dënuar me vdekje. Megjithatë, një dialog i shkurtër fillon ndërmjet të dyve. Nëpërmjet pyetjeve të Pilatit dhe përgjigjeve të Zotit, në veçanti dy fjalë shndërrohen, duke marrë një kuptim të ri: fjala "mbret" dhe fjala "botë".

Jezusi dhe Pilati, ballë për ballë

Në fillim Pilati e pyet Jezusin: "A je ti mbreti i Judenjve?" (v. 33). Duke arsyetuar si zyrtar i perandorisë, dëshiron të kuptojë nëse njeriu përballë tij përbën ndonjë kërcënim edhe për të, për mbretin, autoritetin që i komandon të gjithë nënshtetasit e tij. Si përgjigje, Jezusi pretendon se është mbret, po, por në një mënyrë krejt të ndryshme nga ajo e Pilatit!

Pse Jezusi është mbret?

 Jezusi është mbret sepse është dëshmitar: është Ai që thotë të vërtetën (shih v. 37). Fuqia mbretërore e Jezusit, Fjalës së Hyjit të mishëruar, qëndron në fjalën e tij të vërtetë dhe të fuqishme, që e shndërron botën.

Dashuri hyjnore, që shëlbon e fal

"Bota" e Ponc Pilatit është ajo, në të cilën i forti fiton mbi të ligshtin, i pasuri mbi të varfërin,  zemërkeqi mbi zemërbutët. Një botë që, për fat të keq, e njohim mirë. Jezusi është Mbret, por mbretëria e tij nuk është e kësaj bote (v. 36). Bota e Jezusit është ajo e reja, e përjetshmja, të cilën Zoti e përgatit për të gjithë, duke dhënë jetën e tij për shpëtimin tonë:

“Është mbretëria e qiejve, të cilën Krishti e sjell mbi tokë me hir e vërtetësi (shih Gjn 1,17). Bota, Mbreti i së cilës është Jezusi, që shëlbon krijimin e rrënuar nga e keqja me forcën e dashurisë hyjnore, e çliron dhe e fal, i jep paqe dhe drejtësi”.

Dialogu i Krishtit me Pilatin

Vëllezër dhe motra, Jezusi i flet Pilatit nga afër, por ai qëndron larg tij, sepse jeton në një botë tjetër. Dialogu i tyre nuk bëhet mirëkuptim, Pilati nuk thotë të vërtetën, edhe pse e ka përballë.

Ai do ta kryqëzojë Jezusin dhe do të urdhërojë të shkruhet në kryq: "Mbreti i Judenjve" (Gjn 19,19), por pa i kuptuar këto fjalë. Megjithatë Krishti erdhi në botë, në këtë botë tonën: kushdo që është me të vërtetën e dëgjon zërin e tij (shih Gjn 18,37). Është zëri i Mbretit të universit, që bëhet shërbëtor i të gjithëve.

A është Jezusi mbreti im?

Dëgjimi i Zotit hedh dritë në zemrat dhe në jetën tonë. Pra, le të përpiqemi të pyesim veten: a mund të them se Jezusi është "mbreti" im? Në çfarë kuptimi? A është Fjala e Tij udhërrëfyesi im, siguria ime? A shoh tek Ai fytyrën e mëshirshme të Zotit që më shikon mua e çdo vëlla e motër? Këto pyetjet e fundme të Papës, e si zakonisht, në përfundim të lutjes së Engjëllit të Zotit, ftesa:

“T'i lutemi së bashku Marisë, shërbëtores së Zotit, ndërsa presim me shpresë Mbretërinë e Zotit”.

24 nëntor 2024, 12:03

Engjëlli i Tënzot/Mbretëresha Qiellore e fundit

Lexo gjithçka >
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031