Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Presto
Programe Podcast

Papa pret në audiencë Presidenten e Parlamentit Evropian Metsola

Dje Papa Françesku takoi eksponenten politike malteze për pak më shumë se 30 minuta, në Bibliotekën e Pallatit Apostolik të Vatikanit. Pas bisedimeve, shkëmbimi tradicional i dhuratave.

R.SH. / Vatikan

Papa Françesku priti dje paradite në audiencë, Presidenten e Parlamentit Evropian Roberta Metsola, pak pas orës 9 të mëngjesit, në Bibliotekën e Pallatit Apostolik të Vatikanit. Takimi zgjati rreth 30 minuta. Në fund të bisedës, Papa i dhuroi mysafires së tij skulpturën prej terrakote “Tenderness and Love”, një kopje e Mesazhit të këtij viti për Paqen dhe vëllime me dokumente papnore.

Presidentia Metsola i ofroi Papës një tabaka qeramike të zbukuruar me partiturën e "Odës së Gëzimit" të Ludwig van Beethoven, himn zyrtar i Bashkimit Evropian.

Skulptura “Tenderness and Love”, vepër e Silvia Ghirlanda, me drejtimin artistik të Michele Palazzettit, shpreh mesazhin e dashurisë dhe të mbrojtjes së krijimit, frymëzuar nga mësimet e Françeskut. Në veçanti, nga fjalët e predikimit të 19 marsit 2013, në Meshën e fillimit të papnisë:

"Ta ruaj krijimin çdo burrë dhe çdo grua me një vështrim butësie e dashurie, do të thotë të hapë horizontin e dritës e, me një çarje drite në mes të shumë reve, të sjellë ngrohtësinë e shpresës". Skulptura portretizon në njërën anë figurën e Shën Françeskut të Asizit, simbol i paqes dhe respektit për njerëzimin dhe natyrën, e nga ana tjetër, pamjen e një bote të kërcënuar nga ndotja.

26 tetor 2024, 13:00
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031