Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Méditation
Programe Podcast
Papa me anëtarët e "Ski Austria" Papa me anëtarët e "Ski Austria"

Papa: në sport, kultivoni vlerat e qëndresës, miqësisë dhe solidaritetit

Françesku pret në audiencë, në Pallatin Apostolik, atletët dhe anëtarët e Shoqatës Austriake të Skive, një federatë sportive e themeluar në vitin 1905: "Jepni kontributin tuaj për një botë më vëllazërore, mes mrekullive të natyrës së vendit tuaj"

R.SH. – Vatikan

         “Qëndresë, sinqeritet, miqësi, solidaritet”. Këto janë vlerat karakteristike të sportit, që Papa u kërkoi t’i kultivojnë sportistëve dhe anëtarëve të Shoqatës Austriake të Skive, të cilët i priti sot paradite në Vatikan, me rastin e Kampionatit Botëror të Skive 2025. Grupi shoqërohej nga kryeipeshkvi i Salzburgut, imzot Franz Lackner.

Natyra e pasur e Austrisë

“Ski Austria” është një nga federatat më të vjetra sportive, themeluar në vitin 1905, me seli në Innsbruck. Ajo promovon aktivitete të ndryshme, veçanërisht, kujdeset për arritjen e rezultateve të shkëlqyera nga sportistët, në nivel kombëtar. Vërtet, Austria është vend me traditë të madhe si në skitë alpine, ashtu edhe në ato nordike. Papa e kujtoi këtë në fillim të përshëndetjes së tij të shkurtër: “Atdheu juaj, i pasur me male madhështore, ofron mundësi të shkëlqyera për sportet alpine”.

Papa me imzot Lackner
Papa me imzot Lackner   (VATICAN MEDIA Divisione Foto)

Sporti vëllazëron

Më pas, Papa i inkurajoi të pranishmit “të kultivojnë gjithnjë, në impenjimin e tyre, vlerat e natyrshme, vlerat e veçanta të sportit: qëndresën, sinqeritetin, miqësinë, solidaritetin”. Në këtë mënyrë, nënvizoi Papa, “ju jepni kontributin tuaj për një botë më vëllazërore, sepse sporti vëllazëron, për të kënduar, në mes të mrekullive të natyrës së vendit tuaj, himnin e lavdit për Krijuesin”.

  (VATICAN MEDIA Divisione Foto)

Kërkesa për lutje

Françesku ua besoi gjithë të pranishmit engjëjve mbrojtës, në mënyrë që ata "t’ju mbrojnë nga çdo rrezik". “Lutem për ju dhe ju lutuni për mua”, shtoi ai, duke u folur së fundi në gjermanisht: “Ich bete für Sie, beten Sie für mich: Diese Arbeit ist nicht einfach! Vielen Dank. (Unë lutem për ju, ju lutuni për mua: kjo punë nuk është e lehtë! Faleminderit)”.

10 tetor 2024, 11:42
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031