Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Valse des flocons de neige
Programe Podcast
Kardinali Renato Raffaele Martino Kardinali Renato Raffaele Martino

Papa kujton kardinalin Martino, shërbëtor i Ungjillit dhe nxitës i dialogut

Në një telegram drejtuar të vëllait, Marcello, Françesku shpreh ngushëllimet dhe kujton shërbimin e gjatë të kardinalit si nunc apostolik dhe më pas, si vëzhgues i Selisë së Shenjtë në Kombet e Bashkuara, i angazhuar për të "dëshmuar shqetësimin atëror të Papës për fatet e njerëzimit". Edhe si kryetar i Këshillit Papnor për Drejtësinë e Paqen, nënvizon Papa, ka punuar "në favor të së mirës së popullsive, duke promovuar vazhdimisht dialogun dhe pajtimin"

R.SH. – Vatikan

Në një telegram dërguar të vëllait, Marcello, Papa Françesku kujton kardinalin Renato Raffaele Martino, i cili u nda nga jeta në Romë në moshën 91-vjeçare, si një “bari të zellshëm, që i shërbeu Ungjillit dhe Kishës”. Duke shprehur ngushëllimet e tij për gjithë anëtarët e familjes dhe për kryedioqezën e Salerno-Campagna-Acerno - ku kardinali, me origjinë nga Salerno, ka shërbyer si meshtar para se të hynte në diplomacinë e Vatikanit - Papa përmend "me mirënjohje", "bashkëpunimin e gjatë dhe të zellshëm të tij me paraardhësit, si nunc apostolik në disa vende aziatike dhe veçanërisht, në organizatën e Kombeve të Bashkuara”. Në këtë shërbim, nënvizon Ati i Shenjtë, kryeipeshkvi i atëhershëm Martino “nuk i kurseu energjitë për të dëshmuar shqetësimin atëror të Papës për fatin e njerëzimit”.

Kryetar nderi i Këshillit Papnor për Baritorinë e Emigrantëve dhe të Itinerantëve, si edhe i atij për Drejtësi e Paqe, kardinali hyri në diplomacinë e Selisë së Shenjtë në vitet 1960. Në këtë të fundit që nga viti 2002, vëren Papa, “në rolet e ndryshme që i janë besuar, ka punuar me shumë dinamizëm në favor të së mirës së popullsive, duke promovuar vazhdimisht dialogun dhe harmoninë”.

Më pas, Françesku i lutet Zotit "ta mirëpresë këtë shërbëtor të tij besnik në Jerusalemin qiellor" dhe u jep bekimin e tij atyre që vajtojnë për vdekjen e kardinalit, "me mirënjohje edhe për ata, që u kujdesën për të". Funerali i kardinalit Martino do të kremtohet të mërkurën, më 30 tetor, në orën 15, në Altarin e Katedrës së Bazilikës së Shën Pjetrit, nga kardinali Giovanni Battista Re, dekan i Kolegjit të Kardinajve, së bashku me kardinaj, kryeipeshkvij e ipeshkvij. Në fund të kremtimit, Papa Françesku do të kryesojë ritin e Ultima Commendatio dhe të Valedictio.

29 tetor 2024, 11:07
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031