Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Leonore Overture
Programe Podcast

Françesku: të bashkohemi me miliona fëmijët, që do të thonë Rruzaren

Pas Engjëllit të Tënzot, Papa kujtoi fushatën e “Ndihmë për Kishën që vuan”, planifikuar për 18 tetor, në mbështetje, shpjegon Fondacioni Papnor, "të Kishës dhe të të gjithë atyre, që nuk e njohin dashurinë dhe paqen e Krishtit"

R.SH. – Vatikan

         Falënderimi i përzemërt i Papës për të gjithë fëmijët që do të thonë Rruzaren të premten, më 18 tetor. Në përshëndetjet e tij, pas Engjëllit të Tënzot, Françesku kujtoi nismën e organizuar nga Fondacioni Papnor “Ndihmë për Kishën që vuan”. Me temë “Një milion fëmijë thonë Rruzaren”, ajo do të përfshijë vërtet një milion vogëlushë, me të cilët Papa kërkoi të bashkohemi të gjithë, duke ia besuar ndërmjetësimit të Zojës “Ukrainën, Mianmarin, Sudanin dhe popullsitë e tjera, që vuajnë nga lufta dhe nga çdo formë dhune e mjerimi”.

Kuptimi i fushatës

Nëpërmjet fushatës “Një milion fëmijë thonë Rruzaren”, lexojmë në një deklaratë të Fondacionit, “mësojmë t'i besohemi Zojës, që ajo të ndërmjetësojë në mbështetje të Kishës dhe të gjithë atyre, që nuk njohin dashurinë dhe paqen e Krishtit". Edukimi i të vegjëlve “me fe dhe lutje është themelor”, pasi “ata mund të bëhen burime ungjillëzimi për të tjerët, ndërsa lutjet e tyre, të lindura nga zemra besimtare, tërheqin Shpirtin e Zotit në botë”.

13 tetor 2024, 14:34
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031