Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
MESHA NË LATINISHT
Programe Podcast

Dhimbja e Papës për përmbytjet në Spanjë: lutem për ju

Françesku u dërgon një videomesazh banorëve të Valadolidit, të shkatërruar nga cikloni Dana, i cili, deri tani, ka shkaktuar mbi 100 të vdekur, një numër të panjohur të zhdukurish dhe më se 1200 të zhvendosur. Papa shpreh afërsinë dhe lutjet e tij. Ipeshkvi i Valencias, Benavent Vidal: të krishterët duhet të jenë "solidarë me ata që vuajnë më shumë". Strukturat e Kishës janë vënë në dispozicion si "vende solidariteti dhe strehimi"

R.SH. – Vatikan

 “Afërsi” dhe “lutje” për gjithë popullsinë e Valencias “në këtë moment fatkeqësie”. Françesku shpreh dhimbjen e tij për Spanjën e goditur nga cikloni Dana, përmes një videomesazhi drejtuar imzot Luis Javier Argüello García, kryeipeshkëv metropolitan i Valadolidit dhe kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të vendit. Në të, Ati i Shenjtë siguron "afërsinë e tij me popullin e Valencias" dhe i dërgon bekime apostolike. Në orët e fundit, cikloni ka shkatërruar bregun lindor spanjoll me mbi 100 viktima zyrtare, një numër të paspecifikuar personash të zhdukur dhe më se 1200 persona të zhvendosur. Kjo është katastrofa më e madhe e kujtuar në vend, që shkencëtarët e lidhin me ndryshimet klimatike. Për tetë orë ka rënë më tepër shi se në 20 muajt e mëparshëm.

Thirrja e mbretit

Agjencia meteorologjike spanjolle ka dhënë një alarm të ri në orët e fundit për disa qarqe të Castellón, provinca më veriore e rajonit të Valencias, por megjithëse me një nivel më të ulët, edhe për jugun e Tarragona-s, në verilindje të Katalonjës dhe për bregdetin perëndimor i Kadizit, në jugperëndim të vendit. Spanjollëve u mbërriti edhe thirrja e mbretit Felipe VI, i cili u kërkoi të "qëndrojnë të bashkuar”, duke e ndihmuar dhe duke e mbështetur njëri-tjetrin, në mënyrë që ta "kapërcejmë këtë traumë".

Shkatërrim i tmerrshëm

Vendi u zgjua i zhytur në apokalipsin e shkatërrimit, me fshatra të tëra të përfshira nga përmbytjet. Kërkimi i të zhdukurve vijon pandërprerë. Lumenj uji vërshuan në katet e poshtme të ndërtesave, duke fshirë gjithçka gjetën. Shumë ura dhe rrugë janë prishur, linjat hekurudhore janë ndërprerë. Rreth 80 mijë familje ende nuk kanë energji elektrike, ndërsa një numër i panjohur njerëzish janë pa ujë të pijshëm.

Ipeshkvi i Valencias: pranë atyre që vuajnë

“Ishte ngjarje e jashtëzakonshme, që i befasoi të gjithë, si për shpejtësinë e ngjarjeve, ashtu edhe për shtrirjen e tragjedisë, për të cilën nuk ishim në dijeni – pohon imzot Enrique Benavent Vidal, ipeshkëv i Valencias – vetëm të mërkurën në mëngjes filluam të kuptojmë ç’kishte ndodhur, nga pamjet televizive, nga numri në rritje i viktimave”. Ai vetë do të shkojë sapo të jetë e mundur, në vendet e prekura nga tragjedia.

 Strukturat e famullive janë vënë në dispozicion të të prekurve nga cikloni, shpjegon ipeshkvi, ndërsa Karitasi po punon krah atyre, që kanë humbur gjithçka.

31 tetor 2024, 17:16
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031