Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Sevilla
Programe Podcast

Papa të rinjve papuanë: zgjidhni harmoninë, jo ndarjen

Papa Françesku takohet me të rinjtë e Papua Guinesë së Re në stadiumin Sir John Guise në Port Moresby, duke i inkurajuar të përdorin "gjuhën e dashurisë dhe të shërbimit"

R.SH. – Vatikan

Duke lënë mënjanë fjalimin e përgatitur, ndërsa në trevat shqiptare ishin orët e para të mëngjesit të 9 shtatorit, Papa Françesku hyri në një dialog të lirë me rreth 10.000 të rinj të mbledhur në stadiumin Sir John Guise, në Port Moresby, takimi i tij i fundit në Papua Guinenë e Re, para se të nisej për në Timorin Lindor.

"Ju në Papua, që flisni më se 800 gjuhë, ndani një gjuhë të përbashkët," u tha të pranishmëve: "atë të dashurisë dhe të shërbimit".

Problemet e të rinjve

Pas një valleje shumëngjyrëshe mirëseardhjeje nga një grup të rinjsh të veshur me veshje tradicionale, ipeshkvi John Bosco Auram i dioqezës së Kimbes përshëndeti Atin e Shenjtë, duke vënë në dukje sfidat kryesore me të cilat përballet rinia e Papua Guinesë së Re. Brezat e rinj hasin vështirësi në mishërimin e vlerave të krishtera brenda familjeve dhe shoqërisë, kanë mundësi të kufizuara për rritje dhe zhvillim, zhgënjehen shpesh nga premtimet e paplotësuara nga ana e shoqërisë, qeverisë e madje, edhe nga ana e Kishës.

Ipeshkvi John Bosco Auram i dioqezës së Kimbes përshëndeti Atin e Shenjtë
Ipeshkvi John Bosco Auram i dioqezës së Kimbes përshëndeti Atin e Shenjtë   (Vatican Media)

Tri dëshmi

Disa të rinj dhanë dëshminë e tyre para Papës. E para ishte Patricia Harricknen-Korpok, anëtare e Shoqatës së Profesionistëve Katolikë, e cila foli për sfidat e dëshmimit të fesë dhe të moralit katolik në një shoqëri të ndikuar shumë nga industria e argëtimit, media sociale dhe teknologjia. Më pas, Ryan Vulum tregoi përvojën e tij të vështirë të fëmijërisë në një familje të shkatërruar, duke vënë në dukje se vetëm Kisha iu bë strehë. Shpjegoi se shumë të rinj në Papua Guinenë e Re luftojnë me të njëjtat probleme, pasi e kanë të vështirë të komunikojnë me prindërit, që, ose janë të ndarë, ose mungojnë. Kjo, pohoi ai, shpesh çon në abuzime me drogën, në veprimtari të paligjshme dhe në humbjen e shpresës. Dëshmia e fundit u dha nga Bernadette Turmoni, anëtare e Legjionit të Marisë, e cila foli për pasojat e rënda të abuzimit familjar me të rinjtë. “Viktimat ndihen të padashur dhe të pa respektuar, gjë që mund t'i çojë në vetëvrasje, ose në braktisjen e familjeve të tyre”, nënvizoi ajo. Bernadette nxorri në pah edhe pasojat e varfërisë, në një vend si Papua Guinea së Re, me pasuri të shumta natyrore, që shfrytëzohen nga të tjerë e jo nga vendasit. Shumë të rinj, vërejti ajo, e braktisin shkollën dhe merren me tregtinë e drogës, vjedhin, ose lypin.

Bernadette Turmoni, anëtare e Legjionit të Marisë, e cila foli për pasojat e rënda të abuzimit familjar me të rinjtë
Bernadette Turmoni, anëtare e Legjionit të Marisë, e cila foli për pasojat e rënda të abuzimit familjar me të rinjtë   (Vatican Media)

Papa Françesku: “përballojeni të ardhmen me buzëqeshjen e shpresës”

Nga ana e tij, Papa Françesku shprehu gëzimin për kohën që kaloi në Papua Guinenë e Re, vend me oqeane, male dhe pyje tropikale. Ai vuri në dukje sa shumë të rinj ka ky vend i Oqeanisë, i thirrur "të përballet me të ardhmen me buzëqeshjen e shpresës".

“Faleminderit për gëzimin tuaj dhe për mënyrën se si e keni ndarë bukurinë e Papuas, ku oqeani takohet me qiellin, ku lindin ëndrrat dhe lartohen sfidat”, pohoi Ati i Shenjtë.

Papa Françesku përshëndet të rinjtë papuanë
Papa Françesku përshëndet të rinjtë papuanë   (Vatican Media)

Rinia është shpresa e së ardhmes

Duke iu drejtuar mbi 10.000 të rinjve të pranishëm në stadiumin e Port Moresby-t, Papa shpjegoi se ai nuk mund të largohej nga Papua Guinea e Re pa i takuar ata, sepse të rinjtë janë shpresa për të ardhmen. U foli për historinë biblike të Kullës së Babelit, duke i këshilluar ta konsiderojnë mësim për dy mënyrat më të cilat mund të ndërtohet jeta dhe shoqëria: njëra çon në konfuzion dhe ndarje, ndërsa tjetra nxit harmoninë nëpërmjet takimit me Zotin dhe me njerëzit.

09 shtator 2024, 09:01
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031