Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Allegro
Programe Podcast

Papa niset për në Azi dhe Oqeani. Më parë, takimi me të pastrehët

Ati i Shenjtë filloi zyrtarisht udhëtimin e tij të 45-të apostolik. Avioni la aeroportin e Romës pak pas orës 17.30 në drejtim të Indonezisë, etapa e parë e shtegtimit, ku Papa do të mbërrijë nesër (3 shtator). Para nisjes, Françesku u takua me një grup të pastrehësh

R.SH. – Vatikan

 Tashmë është zyrtare. Papa Françesku u nis për në Azi e Oqeani, duke filluar kështu udhëtimin e tij të 45-të apostolik ndërkombëtar. Avioni papnor, së bashku me shoqëruesit e Atit të Shenjtë dhe me gazetarët, u ngrit nga aeroporti i Fiumicino-s, pranë Romës, pak pas orës 17.30, drejt Indonezisë, etapa e parë e shtegtimit.

Takimi me të pastrehët

 Siç njofton Salla e Shtypit e Vatikanit, rreth orës 16.00, Ati i Shenjtë u takua me një grup prej 15 të pastrehësh në Shtëpinë e Shën Martës. Në këtë takim, që po bëhet traditë para udhëtimeve të Françeskut, të pastrehët shoqëroheshin nga Lëmoshtari Apostolik, kardinali Konrad Krajewski.

Kujtojmë se udhëtimi aktual është më i gjati i papnisë (2-13 shtator). Françesku do të vizitojë katër vende: Indonezinë, Papua Guinenë e Re, Timorin Lindor dhe Singaporin. Mbërritja në kryeqytetin indonezian, Xhakartë, parashikohet nesër në orën 11.30 me orën lokale, 6.30 me atë në trevat shqiptare.

Hipja në avion
Hipja në avion   (Vatican Media)

Telegrami për Italinë

Në telegramin dërguar presidentit italian Sergio Mattarella, Papa - duke uruar "paqe dhe begati për vendin" - nënvizon rëndësinë e takimeve, që e presin "në ato kombe të pasura me vlera njerëzore dhe shpirtërore", për t'u ndarë me të tjerët në frymën e “bashkimit, të solidaritetit dhe të dialogut, edhe në kohë e situata të karakterizuara nga sprova”. Në Azi dhe Oqeani, lexojmë në mesazhin e përgjigjes së kreut të shtetit italian, Papa do të çojë “një mesazh universal të shpresës, të vëllazërimit, të dialogut ndërmjet kulturave dhe feve të ndryshme, me vetëdijen se zgjidhja e problemeve të sotme kërkon bashkëpunimin e të gjithëve".

02 shtator 2024, 17:47
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031