Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Allegro
Programe Podcast

Papa: ‘drita e urtisë së Singaporit në një shoqëri të bashkuar që jep shpresë’

"Ashtu si ylli që udhëhoqi Dijetarët e Lindjes, kështu drita e urtësisë le ta udhëheqë gjithmonë Singaporin në ndërtimin e një shoqërie të bashkuar të aftë për të transmetuar shpresë". Këto janë fjalët e shkruara me dorë nga Papa, në nënshkrimin e Librit të Nderit gjatë ceremonisë së mirëseardhjes në Shtëpinë e Parlamentit në Singapor

R.SH. /Vatikan

"Ashtu si ylli që udhëhoqi Dijetarët e Lindjes, kështu drita e urtësisë le ta udhëheqë gjithmonë Singaporin në ndërtimin e një shoqërie të bashkuar të aftë për të transmetuar shpresë". Këto janë fjalët e shkruara me dorë nga Papa, në nënshkrimin e Librit të Nderit gjatë ceremonisë së mirëseardhjes në Shtëpinë e Parlamentit në Singapor, në orën 9 të mëngjesit (03:00 me orën e Romës), ku u prit nga Presidenti i Republikës së Singaporit, Tharman Shanmugaratnam.

Pas Gardës së Nderit, ekzekutimit të himneve dhe Nderimit të Flamujve, u bë prezantimi i delegacioneve dhe nënshkrimi i Librit të Nderit. Në përfundim të ceremonisë së mirëseardhjes, Papa Françesku mbërriti në Temasek Room, vendi i vizitës së kortezisë së Presidentit, në prani të delegacionit të Papës dhe atij presidencial.

Pas takimit dhe fotografive zyrtare me Presidentin e Republikës, në orën 9.55 (3.35 me orën e Romës) Papa u takua me kryeministrin Wong Shyun Tsai, në prani të delegacioneve të Vatikanit dhe Singaporit. Në fund, Papa, i paraprirë nga Kryeministri, u zhvendos me makinë në Universitetin Kombëtar të Singaporit për takimin me autoritetet dhe fjalimin e tij të parë të etapën e katërt dhe të fundit të udhëtimit të tij apostolik në Azi dhe Oqeani.

Vendi i vogël, qytet-shteti në periferi të Kinës, simbol i modernitetit dhe përparimit, shihet nga Papa Françesku si një shembull në pikëpamjen e tij për multilateralizmin. Familja dhe mjedisi janë shqetësimet tjera të Papës.

12 shtator 2024, 10:30
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031