Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
La Passione di Gesù, oratorio a 4 voci su testo di Pietro Metastasio
Programe Podcast

Papa kujton meshtarin që dje u shpall i Lum në Meksikë

Gjatë lutjes së Engjëllit të Zotit, Françesku përshëndeti me gëzim të Lumin e ri. Dje në Bazilikën e Zojës së Guadalupes, në Qytetin e Meksikës, u kremtua Mesha e lumturimit nga Kardinali Semeraro, prefekt i Dikasterit të Vatikanit për Çështjet e Shenjtorëve. I Lumi i ri që u ngrit në nderimet e altarit është At Lira Serafín (1893-1950), misionar i Shpirtit Shenjt dhe themelues i Kongregatës së Misionarëve të Bamirësisë së Marisë së Papërlyer

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku kujtoi gjatë lutjes së Engjëllit të Zotit se "dje në Qytetin e Meksikos u lumturua Moises Lira Serafin, meshtar, themelues i Kongregatës së Misionareve të Bamirësisë së Marisë së Papërlyer, i cili vdiq në vitin 1950 pas një jete të kaluar duke ndihmuar njerëzit të përparojnë në fe dhe në dashuri të Zotit”.

"Zelli i tij apostolik - tha Papa - inkurajon meshtarët që të japin veten pa rezerva për të mirën shpirtërore të popullit të shenjtë të Zotit". “Një duartrokitje për të Lumin e ri!”, përfundoi Françesku, duke iu drejtuar besimtarëve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit e shtoi: “unë shoh flamujt meksikan atje”.

I Lumi i ri At Moisés riprodhoi në vetvete "imazhin e Krishtit, zemërbutë e të përvujtë" dhe këtë fytyrë të Jezusit e rrënjosi "edhe në jetën e bijave të tij shpirtërore, Misionareve të Dashurisë së Marisë së Papërlyer, duke i udhëhequr në udhën e fëmijërisë shpirtërore”. I Lumi i ri At Moisés foli për Zotin si një bir të vërtetë dhe foli për Të "si një babai të vërtetë, duke kumtuar e dëshmuar këtë me një butësi që ishte mbresëlënëse". Ai e jetoi "vogëlsinë" e një biri, duke bërë gjithmonë me gëzim vullnetin e Atit në Qiell, madje edhe kur ishte shumë i sëmurë apo në vështirësi të mëdha.

I Lumi Moisés Lira Serafín ishte gjithashtu edhe një mësues i madh i jetës ë shpirtërore, një rrëfimtar, për shumë njerëz "të cilët i udhëhoqi edhe në zgjedhjen e tyre të jetës". Kështu u shpreh kardinali Marcello Semeraro, prefekt i Dikasterit të Vatikanit për Çështjet e Shenjtorëve, për meshtarin meksikan Moisés Lira Serafín, misionar i Shpirtit Shenjt, i cili jetoi në gjysmën e parë të shekullit të kaluar, në predikimin e Meshës së lumnimit, kremtuar dje, si përfaqësues i Papës Françesku, në Bazilikën e Zojës së Guadalupe, në Qytetin e Meksikos

15 shtator 2024, 21:07
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031