Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Inizio - "Oratorio per la Resurrezione di nostro Signore Ges? Cristo", poesia di Carlo Sigismondo Capece
Programe Podcast

Papa: jo "formulat" por takimi me Krishtin ndryshon jetën

Të mësojmë të njohim Jezusin dhe të hyjmë në një marrëdhënie me Të duke e lejuar veten të prekemi dhe të shqetësohemi nga Ungjilli: kjo është zemra e reflektimit të Françeskut, i cili gjatë lutjes së Engjëllit të Zotit i nxit besimtarët të konvertohen duke braktisur mentalitetin e botës. Në fund të lutjes mariane afërsia me popullsinë e Vietnamit dhe Mianmarit të prekur nga tajfuni Yogi

R.SH. / Vatikan

Kush është Jezusi për mua? Çfarë vendi ka në jetën time? A e ndjek atë vetëm me fjalë apo e lë veten të transformohem nga takimi me Të? Pas një udhëtimi të gjatë 12-ditor në Azi dhe Oqeani, dhe pas takimit me mijëra njerëz, duke përshkuar 32 mijë km, 44 orë fluturimi, Papa Françesku u duk so përsëri nga dritarja e Engjëllit të Zotit, në pallatin apostolik dhe besimtarët në Sheshin e Shën Pjetrit e mirëpriten me duartrokitje dhe pankarta “mirëserdhe në shtëpi”.

Duke komentuar Ungjillin e kësaj së diele të 24 gjatë vitit kishtar nga Marku, Papa u ndal te qëndrimi i shën Pjetrit ndaj pyetjes së Jezusit: "Po ju, kush thoni se jam unë?" dhe përgjigjja e tij "Ti je Krishti", por më pas ai kundërshton kur vetë Jezusi fillon të flasë për vuajtjet dhe vdekjen që e presin, aq sa të nxit qortimin e tij të ashpër. Këndej Papa pyeti besimtarët se çfarë do të thotë vërtetë të njohësh Jezusin.

Hyrja në një marrëdhënie me Krishtin

Në fakt, Pjetri apostull përgjigjet në mënyrë të patëmetë duke thënë “Ti je Mesia”, por ai "duhet të konvertohet ende", sepse pas këtyre fjalëve të përsosura qëndron mendësia e botës që e imagjinon Mesinë gjithmonë të fortë dhe fitimtar. Megjithatë, në faqet e Ungjillit jehon një mesazh për të gjithë, i cili, tha Papa, shkon përtej njohjes së doktrinës, përtej recitimit të lutjeve dhe përgjigjes sipas "formulave të mësuara nga katekizmi":

Në realitet, për të njohur Zotin nuk mjafton të dimë diçka për Të, por është e nevojshme ta ndjekim atë, të lejojmë të prekemi dhe të ndryshohemi në brendësinë e jetës sonë nga Ungjilli i tij. Kjo do të thotë të kemi me Të një marrëdhënie, një takim që ndryshon jetën: e kjo do të thotë të ndryshosh mënyrën e të qenit, të ndryshosh mënyrën e të menduarit, marrëdhëniet që ke me vëllezërit, gatishmërinë për të mirëpritur dhe falur, zgjedhjet që bënë në jetë. Pra, gjithçka ndryshon nëse vërtet e ke njohur Jezusin!

Lëreni veten të shqetësoheni nga Ungjilli

Papa Françesku këmbëngul në nevojën e konvertimit dhe e bën këtë duke cituar teologun dhe pastorin luteran Bonhoeffer, viktimë e nazizmit, i cili në veprën e tij Rezistenca dhe DorëzimiLetra dhe shkrime nga burgu, shkruan: “Problemi që nuk më lë kurrë të qetë është të dish se çfarë do të thotë vërtet për ne sot krishterimi dhe se kush është Krishti”. “Fatkeqësisht – tha Papa – shumë nuk ia bëjnë më vetes këtë pyetje dhe qëndrojnë ‘të qetë’ e madje edhe larg Zotit”.

Është e rëndësishme të pyesim veten: unë a e lë veten të shqetësohem, a e pyes veten se kush është Jezusi për mua dhe çfarë vendi zë Ai në jetën time? A e ndjek Jezusin vetëm me fjalë, duke vazhduar të kem një mentalitet të botës, apo e ndjek atë, duke lënë që takimi me Të të transformojë jetën time?

Apelet

Në fund të lutjes së Engjëllit të Zotit, Papa edhe një herë bëri thirrje paqen në zonat e konfliktit. Mendimet e tij janë edhe me popullsinë e Vietnamit dhe të Mianmarit, të cilët po vuajnë pasojat e përmbytjeve të shkaktuara nga tajfuni Yagi, me qindra viktima dhe të zhdukur. Së fundi, Papa kujton lumturimin në Mexico City të të Lumit Moisés Lira Serafíne dhe ditën e ndërgjegjësimit për Sklerozën laterale amiotrofike, ose ALS.

15 shtator 2024, 09:48

Engjëlli i Tënzot/Mbretëresha Qiellore e fundit

Lexo gjithçka >
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031