Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE

Papa në Singapor: një udhëtim shprese dhe dialogu në kufijtë e Azisë

Papa mbërriti në aeroportin Changi të Singaporit duke ardhur nga Dili, për një vizitë që mbyll shtegtimin apostolik ndërkombëtar që e çoi në Indonezi, Papua Guinenë e Re dhe Timorin-Lindor. I vetmi program i ditës së sotme, takimi privat i Françeskut me jezuitët e vendit, nesër ngjarjet e para zyrtare të kësaj etape të fundit të shtegtimit të 45të ndërkombëtar në Azi dhe Oqeani

R.SH. / Vatikan

Papa mbërriti sot në Singapor, etapa e fundit e udhëtimit të 45-të apostolik të Françeskut, më i gjati i papnisë të tij, i cili filloi më 2 shtator dhe do të përfundojë pas dy ditësh, më 13 shtator, pasi përshkoi ditët e fundit Indonezinë, Papua Guinenë e Re dhe Timorin-Lindor. Duke ardhur nga Dili, Airbus A320 i aviacionit Dili u ul në aeroportin Changi të Singaporit në orën 8:53 të mëngjesit me orën evropiane, në orën 14:53 me orën lokale, udhëkryq i kulturave dhe feve.

Te këmbët e avionit, sipas programit, Papa Françesku u prit nga ministri i Kulturës, Komunitetit e Rinisë dhe Ambasadori i Singaporit pranë Selisë së Shenjtë, me të cilët pati një bisedë të shkurtër, pas së cilës në sallën e aeroportit VIP katër fëmijë, dy djem dhe dy vajza, i dhanë mirëseardhjen Papës me valle, lule dhe duartrokitje të mëdha korale.

Programi i vetëm i ditës së sotme në Singapor për Papën është takimi privat me anëtarët e komunitetit të Jezuitëve të pranishëm në vend, në St. Francis Xavier Retreatit Centre, një strukturë e cila nga viti 1997 shërben për tërheqje shpirtërore, ku Papa do të banojë gjatë kohëzgjatjes së këtij udhëtimi.

Takimet e nesërme

Nesër, dita e parafundit e udhëtimit apostolik të Papës, do të hapet me ceremoninë e mirëseardhjes në Shtëpinë e Parlamentit, me përshëndetjen e mirëseardhjes së Presidentit Tharman Shanmugaratnam, ndjekur nga vizita e kortezisë së Papës te Kreu i Shtetit dhe më pas te kryeministri Wong Shyun Tsai.

Menjëherë më pas, në Teatrin e Qendrës Kulturore Universitare të Universitetit Kombëtar të Singaporit, Papa Françesku do të ketë një takim me autoritetet, shoqërinë civile dhe trupin diplomatik, gjatë të cilit Ati i Shenjtë do të mbajë fjalimin e tij të parë në Singapor.

Ngjarjet e tjera të ditës kanë në program një vizitë private me ish-kryeministrin Lee Hsien Loong, pranë Qendrës së Shën Françesk Ksaverit. Dita e nesërme do të mbyllet me kremtimin e Meshës shenjte në Stadiumin Kombëtar dhe Memorialin e Emrit të Shenjtë të Marisë.

Bashkim-Shpresë” motoja e vizitës së Papës në Singapor

Po kujtojmë se motoja e etapës së fundit të këtij shtegtimit të 45-të ndërkombëtar apostolik të Papës në Singapor, nga 11 deri më 13 shtator, është “Bashkim-Shpresë”,ndërsa në logo të këtij shtegtimi apostolik shihet një Kryq i stilizuar. 

Komuniteti katolik në Singapor është pakicë tejet e vogël, vetëm 6,2% e popullsisë, por e pranishme dhe aktive në një kontekst mirëqenieje, në të cilin nuk mungojnë problemet e varfëria. Siç kuptohet qartë nga motoja e kësaj vizite papnore që është “Bashkim-Shpresë”, Kisha Katolike në Singapor është bartëse e dialogut dhe e vëmendjes ndaj njerëzve që gjenden në vështirësi të ndryshme.

Qytet-shteti i Singaporit

Qytet-shteti i Singaporit, etapa e fundit e shtegtimit të gjatë apostolik të Papës, është një vend ku fetë e ndryshme bashkëjetojnë në harmoni dhe përfaqëson shembullin e bashkëjetesës paqësore në shoqërinë e sotme me shumë kultura e fe. Papa viziton një qytet-shtet, që pret njerëz nga e gjithë bota, një mozaik kulturash dhe traditash të ndryshme fetare e shpirtërore. Papa Françesku do të takojë veçanërisht të rinjtë e përfshirë në dialogun ndërfetar dhe do t'ua dorëzojë atyre të ardhmen e kësaj rruge, në mënyrë që ata të bëhen protagonistë të një bote më vëllazërore dhe më paqësore.

11 shtator 2024, 10:16
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031