Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Allegro - Largo
Programe Podcast

Belgjikë: Papa takon delegacionin e BE-së dhe më pas të pastrehët nga Brukseli

Papa Françesku u takuar sot në Bruksel me Zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian, Margarítis Schinás, me Zëvendës Presidenten e Komisionit Evropian për Demokraci dhe Demografi, Dubravka Šuica, me Përfaqësuesen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë pranë Bashkimit Evropian, Oxana Domenti dhe me Drejtorin Rajonal të OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.

R.SH. / Vatikan

Në kuadrin e shtegtimit apostolik në Luksemburg dhe Belgjikë, Papa Françesku takohet edhe me përfaqësues të tanishëm ose të mëparshëm të institucioneve të BE-së. Sot në mëngjes, pasi kremtoi Meshën e shenjtë privatisht, para se të largohej nga Nunciatura apostolike në Bruksel, Papa Françesku përshëndeti shkurt Zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian, Margarítis Schinás, Zëvendës Presidenten e Komisionit Evropian për Demokraci dhe Demografi, Dubravka Šuica, Përfaqësuesen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë pranë Bashkimit Evropian, Oxana Domenti dhe Drejtorin Rajonal të OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.

Më pas Ati i Shenjtë Françesku u ndal, si dje në mëngjes, për të përshëndetur njerëzit, veçanërisht fëmijët dhe të rinjtë, të cilët kishin ardhur ta takonin para Nunciaturës apostolike në Bruksel, ku qëndron gjatë këtij shtegtimi apostolik. Pastaj Papa Françesku arriti në Kishën e Shën Gilles në Bruksel, ku vizitoi të pastrehët të ndihmuar nga Famullia përpara se të niset për në Bazilikën e Zemrës së Shenjtë në Koekelberg, për të takuan popullin e Zotit dhe klerin e Kishës katolike të Belgjikës.

28 shtator 2024, 10:16
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031