Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Passacaglia
Programe Podcast
Beniamino Zuncheddu  në audiencë tek Papa Françesku. Beniamino Zuncheddu në audiencë tek Papa Françesku. 

Papa takohet me Zuncheddu, bariun sard, në burg për 33 vjet, më pas i pafajshëm

Takimi u zhvillua në Bibliotekën e Pallatit Apostolik. Beniamino Zuncheddu, i arrestuar në moshën 26-vjeçare, tani në të gjashtëdhjetat, e fali atë, që e kishte paditur si vrasës të tre personave dhe që, më pas, i tërhoqi akuzat.

R. SH. - Vatikan

Papa Françesku priti sot në audiencë private, në Bibliotekën e Pallatit Apostolik, Beniamino Zuncheddu, pastor sard, i cili kaloi 33 vjet në burg i akuzuar për një vrasje të trefishtë në vitin 1991, por që më pas u lirua janarin e kaluar. I arrestuar në moshën 26-vjeçare, Zuncheddu tani ka mbushur 60. Ai, së bashku me avokatin e tij, shkroi një libër titulluar "Jam i pafajshëm" -  të cilin ia dhuroi Papës sot në mëngjes. Në të rrëfen përvojën tragjike, që e jetoi për një kohë kaq të gjatë. Iu desh të kalojë një pjesë të jetës në tre burgje të ndryshme, duke ndarë shpesh një qeli të vogël me njëmbëdhjetë vetë të tjerë, me shumë vështirësi, edhe vetëm për t’u larë e për të fjetur. Përvojë çnjerëzore e quan ai, por gjatë së cilës mundi t’i ndihmonte ata që ishin edhe më keq se ai. Fitoi, kështu, forcën për t’i bërë ballë kësaj tragjedie e, duke  besuar në Zotin dhe duke menduar për familjen e tij, Zuncheddu e fali atë, që e kishte paditur si vrasës të shumëfishtë dhe që më pas i tërhoqi akuzat.

23 gusht 2024, 16:16
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031