Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Allegretto
Programe Podcast
2024.08.24 Udienza dal Papa di S.E. Mons. Arjan Dodaj, Arcivescovo Metropolita di Tiranë-Durrës (Albania) 2024.08.24 Udienza dal Papa di S.E. Mons. Arjan Dodaj, Arcivescovo Metropolita di Tiranë-Durrës (Albania)

Papa priti në audiencë private kryeipeshkvin e Tiranë Durrësit Imzot Arjan Dodaj

Gjatë audiencës, Imzot Arjani i paraqiti Papës programin e takimeve “MED 24” që do të mbahen në Tiranë në shtator si fryt edhe i përvjetorit të 10-të të vizitës së Papës në Shqipëri. Françesku e nxiti Arqidioqezën e Tiranë-Durrës të ecën përpara me një hov të ri duke u angazhuar, me kurajo e gëzim, në dëshminë e fesë dhe të dashurisë së Zotit e ndaj çdo personi.

R.SH. / Vatikan

Papa Françesku priti sot paradite, në një audiencë private, në Vatikan, kryeipeshkvin e Tiranë Durrësit Imzot Arjan Dodaj F.d.C. Gjatë audiencës, Imzot Arjani i paraqiti Papës programin e takimeve “MED 24” që do të mbahen në Tiranë në shtator, si fryt edhe të përvjetorit të 10-të të vizitës së Papës Françesku në Shqipëri, kështu thuhet në një postim të sotëm të Arqidioqezës Tiranë Durrës në FB.

Ati Shenjtë Françesku e përgëzoi kryeipeshkvin e Tiranës për nismën lartëpçrmendur duke siguruar afërsinë dhe lutjet e tij për popullin e Zotit në Shqipëri që ka vuajtur shumë për të mbajtur të ndezur dritën e fesë. Papa e nxiti Arqidioqezën e Tiranë-Durrës të ecën përpara me një hov të ri duke u angazhuar me kurajo dhe gëzim, në dëshminë e fesë dhe të dashurisë së Zotit e ndaj çdo personi.

Kryeipeshkvi imzot Arjan Dodaj i prezantoi Papës, një bluzë dhe një etiketë duke treguar kështu, në mënyrë konkrete dhe simbolike njëkohësisht, regjistrimin e tij për takimet mesdhetare “MED 24” në Tiranë. Në fund, Papa i dha bekimin e tij apostolik për kryedioqezën e Tiranë Durrësit, thuhet në një postim në FB të kryedioqezës së Tiranë Durrësit.

Sot pasdite, imzot Arjan Dodaj na dërgoj këtë dëshmi të tij rreth audiencës private që pati me Papën Françesku, ta dëgjojmë:

imzot Arjan Dodaj për audiencën e sotme private me Papën
22 gusht 2024, 13:20
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031