Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
La Passione di Gesù, oratorio a 4 voci su testo di Pietro Metastasio
Programe Podcast
 Intervista me Papën e realizuar nga Provinca Kineze e Shoqërisë së Jezusit Intervista me Papën e realizuar nga Provinca Kineze e Shoqërisë së Jezusit

Papa: mesazh shprese për popullin kinez, mjeshtër i shpresës

Intervista e Françeskut me jezuitët e Provincës Kineze të Shoqërisë së Jezusit: Kina është "popull i madh" që "nuk duhet ta humbasë trashëgiminë e saj", por "duhet ta çojë me durim përpara". Papa nuk e fsheh dëshirën për të shtegtuar në vendin aziatik, veçanërisht në shenjtëroren e Sheshanit, kushtuar Virgjërës Mari, Ndihmë e të krishterëve.

R. SH. - Vatikan

“Jam mesazh shprese” e edhe “bekim për gjithë popullin kinez”: “kjo është   zemra e intervistës dhënë nga Papa Françesku Atit Pedro Chia, drejtor i zyrës së shtypit të Provincës Kineze të Shoqërisë së Jezusit, në Bibliotekën e Pallatit Apostolik. Intervista - e publikuar në kanalet përkatëse sociale - u realizua më 24 maj, në kujtim të Zojës së Bekuar, Ndihma e të Krishterëve, Pajtrore e Shenjtërores së Sheshanit, në Shangai. Edhe pikërisht në këtë shenjtërore dëshiron të shkojë Papa, siç shprehet në bisedën, karakterizuar nga një frymë e fortë shpirtërore, një mori kujtimesh personale, edhe nga reflektimet e tij për të ardhmen e Kishës.

Papa
Papa   (Society of Jesus, Chinese Province)

Të çohet përpara trashëgimia 

Në vendin aziatik - pohoi Françesku - do të dëshironte të takonte "popullin e Zotit, tejet besnik". Është popull besnik - shton - Jetoi shumë gjëra e, megjithatë, mbeti besnik”. Për të rinjtë katolikë kinezë, në veçanti, Papa ripërsërit konceptin e shpresës, edhe nëse, thotë ai, "më duket tautologjike t'i jap mesazhin e shpresës një populli, që është mësues shprese" dhe "durimi në pritje". E kjo,  nënvizoi, “është një gjë shumë e bukur”. Kina është "popull i madh" që "nuk duhet ta humbasë trashëgiminë e saj", shton Françesku, përkundrazi: "Ajo duhet të çojë me durim përpara këtë trashëgimi".

 Kritika dhe rezistencë

Gjatë intervistës, Papa ndalohet edhe te papnia e tij, e realizuar – shpjegon  - me bashkëpunimin, dëgjimin dhe këshillimin e krerëve të Dikastereve dhe të gjithëve. “Kritika ndihmon gjithmonë, edhe nëse nuk është konstruktive”, saktëson, sepse “është e dobishme, na bën të reflektojmë për mënyrën se si veprojmë”. E "pas rezistencës mund të ketë edhe kritika të mira". Ndonjëherë duhet “të presësh e të durosh” edhe “me dhimbje” si atëhere kur gjen rezistencë “kundër Kishës, siç po ndodh këto çaste” nga “grupe të vogla”. “Çastet e vështirësisë a të shkretimit - përsëriti Papa – zgjidhen gjithmonë me ngushëllimin e Zotit.

Intervista e Papës me At Chia, drejtor i zyrës së shtypit të Provincës Kineze të Shoqërisë së Jezusit

Luftërat dhe sfidat e tjera

Përsa i përket "sfidave" të shumta të jetuara deri tani në fronin e Pjetrit, Papa kujton në veçanti "sfidën e madhe" të pandemisë, si dhe "sfidën aktuale" të luftës, veçanërisht në Ukrainë, Myanmar dhe Lindjen e Mesme.  “Përpiqem gjithnjë t’i zgjidh problemet përmes dialogut - shpjegon ai -. E, kur nuk funksionon, me durim e edhe me sens humorizmi”, sipas mësimeve të Shën Thomas More.

Krizat personale në të kaluarën

Duke rrëmuar në ngjarjet e panumërta, Papa kujton se ka jetuar disa "kriza" gjatë jetës së tij fetare si jezuit. Fakt normal - shpjegon - "përndryshe nuk do të isha njeri". Por krizat kapërcehen në dy mënyra: ato ndiqen dhe kalohen "si nëpër një labirint", duke dalë "nga lart", e, më pas "nuk del kurrë i vetëm, por më tepër i ndihmuar, i shoqëruar", sepse "ta pranosh ndihmën është shumë e rëndësishme”. Zotit, vazhdon Françesku, “i kërkoj hirin që të më falë, të jetë i durueshëm me mua”.

Papa Françesku në bisedë me At Chia
Papa Françesku në bisedë me At Chia

Ushtrime shpirtërore, të varfër, të rinj, shtëpi e përbashkët

Papa ndalohet edhe në katër preferencat universale apostolike të jezuitëve, të caktuara në vitin 2019, për dhjetë vitet e ardhshme: ushtrimet shpirtërore dhe aftësia dalluese, ecja me të varfërit dhe me të përjashtuarit, shoqërimi i të rinjve në krijimin e një të ardhmeje plot shpresë dhe kujdesi për  shtëpinë e përbashkët. Këto janë katër parimet "e integruara", që "nuk mund të ndahen", thotë ai, duke nënvizuar edhe se shoqërimi, aftësia dalluese dhe shpirti misionar janë gurët e themelit të Shoqërisë së Jezusit.

Klerikalizmi dhe bota, dy plagë të Kishës

Duke parë, më pas, të ardhmen e Kishës, Papa kujton se, sipas disave, ajo do të jetë "gjithnjë më e vogël" dhe do t’i duhet "të jetë e kujdesshme, që të mos bjerë në murtajën e klerikalizmit dhe të frymës së botës" që përfaqëson, në fjalët e kardinalit të Lubac,  cituar nga Papa, "të keqen më të keqe që mund ta godasë Kishën, më e keqe edhe se koha e papëve konkubinarë". Së fundi, Françesku i kujton Papës, që do të jetë pasardhësi   në fronin e Pjetrit, rëndësinë e lutjes, sepse "Zoti flet në lutje".

09 gusht 2024, 16:04
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031