Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Dulcissimum Convivium, da Litaniae de venerabili altaris Sacramento KV 243
Programe Podcast
FILES-UKRAINE-RUSSIA-CONFLICT-WAR-RELIGION FILES-UKRAINE-RUSSIA-CONFLICT-WAR-RELIGION

Papa: Kishat nuk e prekin njëra-tjetrën. Kush dëshiron, të lutet!

Françesku, në përshëndetjet e tij pas Engjëllit, shpreh shqetësimin lidhur me vendimin e Kievit për të ndaluar Kishën Ortodokse të lidhur me Patriarkanën e Moskës. Thirrja e tij: “Asnjë Kishë e krishterë të mos shfuqizohet drejtpërdrejt apo tërthorazi”

R.SH./ Vatikan

Është shqetësim i fortë ky, që Papa Françesku e shpreh duke folur menjëherë pas lutjes së Engjëllit: shqetësim për ata që duan të luten, por nuk lejohen "në atë, që e konsiderojnë si kisha e tyre". Kujton, kështu, vendimin e Parlamentit të Ukrainës për të ndaluar Kishën Ortodokse të lidhur me Patriarkanën e Moskës:

“Vazhdoj të ndjek me dhimbje luftimet në Ukrainë dhe në Federatën Ruse e, duke menduar për ligjet e miratuara së fundmi në Ukrainë, kam frikë për lirinë e atyre që luten, sepse ata që luten me të vërtetë gjithmonë luten për të gjithë. Ti nuk bën keq, pse lutesh. Nëse dikush bën të keqen kundër popullit të tij, ai do të jetë fajtor për këtë, por nuk mund ta ketë bërë të keqen sepse është falur. Dhe pastaj le të luten ata që duan të luten në atë që e konsiderojnë Kishën e tyre. Ju lutemi, mos e shfuqizoni drejtpërdrejt ose tërthorazi asnjë kishë të krishterë: Kishat nuk e prekin njëra-tjetrën”.

Vendimi i Kievit

Projektligji i miratuar 20 gushtin e kaluar në Kiev me një shumicë dërrmuese, që u jep famullive të përfshira nëntë muaj për të ndërprerë lidhjet me Kishën Ortodokse Ruse, ngjalli reagimin e menjëhershëm të Moskës, e cila e komentoi duke theksuar se qëllimi është “për ta shkatërruar ortodoksinë e vërtetë kanonike dhe për ta zëvendësuar me një surrogat, domethënë, me një kishë të rreme”.

25 gusht 2024, 15:22
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031