Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Te Deum (Hymne). Allegro moderato
Programe Podcast
Catechisti in formazione in Guinea Bissau Catechisti in formazione in Guinea Bissau

Papa: katekistët të jenë kudo dëshmitarë të guximshëm

Gjatë audiencës së sotme të përgjithshme, Ati i Shenjtë Françesku kujtoi Shën Piun X, nismëtar i katekizmit të mirënjohur, në fillim të Nëntëqindës, e edhe ditën që, në shumë vende të botës, i kushtohet katekistëve dhe katekisteve.

R.SH. / Vatikan

E kishte këtë si shqetësim të lindur dhe kish nisur ta modelonte veprimtarinë e tij meshtarake, që kur ishte famullitar i ri. Don Giuseppe Sarto, djalosh i fortë, i cili e shkriu energjikisht veten në zonën e Trevisos, në Itali, në mijëra detyrat që iu besuan nga ipeshkvi, kishte pasion për katekizimin, nevojë urgjente për të rrënjosur fenë në shpirtin e besimtarëve përmes kurseve të përgatitura, njëherësh me praktikën e Sakramenteve. Urgjencë e cila, sapo u zgjodh Papë me emrin Piu X, në vitin 1903, e nxiti që, ndërmjet shumë veprimtarive të tjera, të punonte për krijimin e një katekizmi të ri, me serinë e pyetje-përgjigjeve të menduara për të ndihmuar edhe njerëzit më pak të shekullarizuar për t’i përvetësuar themelet e jetës së krishterë.

Shpesh "i pari për të përhapur fenë "

Pikërisht duke pasur parasysh punën e katekistëve, gjatë audiencës së sotme të përgjithshme, 21 gusht, Papa Françesku kujtoi figurën e Papës Sarto, në ditën kur Kisha përkujton Papën të cilin Piu XII e shpalli Shenjt më 1954: “Sot, festa e Shën Piut X, në shumë vende të botës kremtohet dita e katekistit. Të mendojmë për katekistët tanë, që kryejnë kaq shumë punë dhe janë, në disa vende të botës, të parët që çojnë përpara fenë. Të lutemi, prandaj, sot për katekistët: Zoti i bëftë të guximshëm dhe të aftë për të ecur përpara”.

Në veçanti, në përshëndetjen drejtuar grupeve gjermanishtfolëse të pranishme në audiencën e përgjithshme, Papa Françesku vuri në dukje, me fjalë të tjera, nxitjen apostolike, ngulm i papnisë së Shën Piut X.

Rikthimi i Jezu Krishtit në qendër të vëmendjes së të gjithë besimtarëve ishte edhe dëshira e madhe e Shën Piut X, kujtimin e të cilit e kremtojmë sot. Nëpërmjet ndërmjetësimit të tij, Zoti ju  ndihmoftë të provoni gjithnjë përvojën e afërsinë e tij të dhembshur.

21 gusht 2024, 12:41
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031