Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Allegretto
Programe Podcast

Mëkat i rëndë t’i refuzosh migrantët: detet e shkretëtirat nuk janë varreza

Deti dhe shkretëtira. Dy skena fatale për shumë emigrantë të detyruar t'i kapërcejnë në ikje nga luftërat, varfëria dhe dëshpërimi, e në kërkim të sigurisë dhe stabilitetit. Për këtë foli Papa sot, në audiencën e përgjithshme, duke nisur një reflektim për ngjarjet aktuale që na paraqesin tragjedi gjithnjë e më të rënda, që mund të shmangen. Për Françeskun është "mëkat i rëndë" refuzimi sistematik i migrantëve me çdo kusht e me çdo mjet.

R.SH. / Vatikan

Deti dhe shkretëtira. Dy skena fatale për shumë emigrantë të detyruar t'i  kapërcejnë në ikje nga luftërat, varfëria dhe dëshpërimi, e në kërkim të sigurisë dhe stabilitetit. Për këtë foli Papa sot, në audiencën e përgjithshme, mbajtur paradite në Vatikan, duke nisur një reflektim dhe duke përsëritur  një thirrje që, në një farë mënyre, krijon një pushim të shkurtër në ciklin e zakonshëm të katekizmit javor.

Janë dëshmitë e shumta që merr, ato që e shtyjnë Papën ta dënojë trafikimin e poshtër të emigrantëve dhe të lavdërojë ata që punojnë për t'i ndihmuar. Deti dhe shkretëtira bëhen simbole të të gjitha atyre trojeve të paarritshme, kritike, të cilat në shumicën e rasteve shndërrohen në rreziqe e në kurthe. "Ne i njohim mirë disa nga këto rrugë, sepse tepër shpesh janë në qendër të vëmendjes - vëren Papa - të tjerat, shumica prej tyre, janë pak të njohura, por jo më pak të shkelura".

“Për Mesdheun kam folur shumë herë, sepse jam Ipeshkëv i Romës e edhe sepse është emblematik: mare nostrum, vend komunikimi ndërmjet popujve dhe qytetërimeve, është shndërruar varrezë. Dhe tragjedia është se shumë, shumica e këtyre vdekjeve, mund të ishin shpëtuar. Duhet thënë qartë: ka nga ata që punojnë sistematikisht dhe me çdo mjet për t’i larguar emigrantët. Dhe kjo, kur bëhet me ndërgjegje e përgjegjësi, është mëkat i rëndë”.

Emigrantë, këta të padukshëm

Duke cituar fjalët e Psalmeve, Bergoglio kujton se deti dhe shkretëtirat janë vende biblike, në të cilat u zhvillua historia e shëlbimit, zbuluese të një Zoti që e shoqëron popullin në rrugën e lirisë, që "nuk rri larg, jo", por “e jeton dramën e mërgimtarëve, është aty me ta, vuan me ta, qan e shpreson me ta”. Gjithsesi, Papës i vjen keq për paradoksin e mirëfilltë e të vërtetë të epokës moderne:

“Në epokën e satelitëve dhe të dronëve, ka burra, gra dhe fëmijë emigrantë që nuk duhet t'i shohë askush. I sheh vetëm Zoti, vetëm Ai i Lumi e dëgjon britmën e tyre”.

Jo ligjeve kufizuese dhe militarizimit të kufijve

Duke u nisur nga hamendja se “emigrantët e sotëm nuk duhet të jenë në ato dete dhe në ato shkretëtira vdekjeprurëse”, Françesku rendit gjithçka   është në kundërshtim me të drejtën humanitare dhe nuk e lehtëson ndjekjen e rezultatit: ligje më kufizuese, militarizim i kufijve, refuzime. Kujton edhe mënyrat e duhura:

“Ne do ta arrijmë këtë duke zgjeruar rrugët e sigurta dhe të rregullta të hyrjes për migrantët, duke lehtësuar strehimin për ata që ikin nga luftërat, dhuna, persekutimi dhe fatkeqësitë e ndryshme; do ta arrijmë këtë duke favorizuar në çdo mënyrë qeverisjen globale të migracionit, të bazuar mbi drejtësinë, vëllazërinë dhe solidaritetin. E edhe duke bashkuar forcat për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore e për të ndaluar trafikantët kriminelë, që shfrytëzojnë pa mëshirë mjerimin e të tjerëve”.

Të mos lejojmë të infektohemi nga kultura e indiferencës

Së fundi, Papa lavdëron shumë samaritanë të mirë, të cilët “bëjnë ç’është e mundur për t’i ndihmuar dhe për t’i shpëtuar emigrantët e plagosur dhe të braktisur në rrugët e shpresës së dëshpëruar, në pesë kontinente”. Vepra, që janë shenjë guximi nga ana e asaj pjese të njerëzimit “e cila nuk e lejon veten të infektohet nga kultura e keqe e indiferencës dhe e flakjes”. Askush nuk duhet të ndihet i përjashtuar nga ajo, që Papa e konsideron si luftë qytetërimesh. Mjafton një lutje! Vetëm lutja! Është tejet e nevojshme:

“T'i bashkojmë zemrat dhe forcat tona, që detet dhe shkretëtirat të mos jenë varreza, por hapësira ku Zoti mund të hapë rrugë lirie dhe vëllazërimi”.

28 gusht 2024, 10:52

Audiencat e fundit

Lexo gjithçka >
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031