Kërko

Papa: Toka po rrënohet, le të ndërtojmë shtëpinë e përbashkët

Në një tweet, në faqen e tij të internetit @Pontifex, Papa flet për Ditën e Tokës: "Nuk kemi qenë në gjendje ta mbrojmë planetin dhe nuk po e mbrojmë paqen". Thirrje “artizanëve”, që kujdesen për botën, për ta mbrojtur atë. Në Itali, Dita e Tokës u festua gjatë gjithë ditës drejtpërdrejt në Raiplay dhe Vatican News me maratonën multimediale #OnePeopleOnePlanet, e përqendruar në temat e mbrojtjes së mjedisit, me një program të pasur lidhjesh.

R. SH. - Vatikan

Një tokë plot pasuri, tokë që po rrënohet. Kontradiktë e vetme në dukje, thjesht shikoni historinë e fundit dhe lajmet "më të nxehta". Në Ditën e Tokës më 22 Prill, Papa e fotografon këtë gjendje në një tweet, në faqen e tij të internetit @Pontifex. “Brezi ynë - shkruan - la trashëgim shumë pasuri”, por “ne nuk mundëm ta mbrojmë planetin e nuk po e mbrojmë paqen”. Thirrja, e përsëritur shumë herë, rikthehet në këto rreshta të shkurtra: “Jemi thirrur të bëhemi artizanë dhe ndërtues të shtëpisë së përbashkët, Tokës, e cila ‘po rrënohet’. #Dita e Tokës”.

Maratona multimediale

Fjalët e Françeskut jehojnë kudo në ditën kur demonstratat e shumta globale rrisin nivelin e vëmendjes për çështjet mjedisore. Në Itali ky është rasti i maratonës multimediale #OnePeopleOnePlanet - transmetuar drejtpërdrejt nga mëngjesi i sotëm në portalin Vatican News dhe në Raiplay - që vulos ditët e Fshatit për Tokën, zhvilluar nga 18 deri më 21 maj në Romë, në mjedisin e gjelbër të Villa Borghese-s dhe Pincio-s. Maratona lindi si një format kur pandemia kishte ngrirë befas çdo demonstrim dhe Dita e Tokës nuk u kremtua në Romë nga turmat e fshatit, që mblidheshin për të ndjekur debate, muzikë dhe argëtim me temën e mbrojtjes së mjedisit. Pasi mbaroi paraliza Covid, ai format mbeti si  trashëgimi, mënyrë për të treguar kuptimin e thellë të ekologjisë integrale, vlerë - kujton Papa - që na kujton se toka mund të shpëtohet, nëse shpëtohet njeriu.

Jetoni pa pushim deri natën…

 E organizuar nga Earth Day Italia dhe Lëvizja Fokolare, edhe këtë vit maratona multimediale ofron gjatë gjithë ditës së sotme, deri në orët e vona të mbrëmjes, një program të pasur ndërhyrjesh dhe përmbajtjesh në nivel informativ dhe kulturor mbi një temë që tashmë është e pashmangshme në çdo gjerësi dhe për çdo sistem shoqëror. Pas ditëve të Fshatit për Tokën dhe Festivalit të Inovacionit "Impatta Disrupt" - i cili pa   rreth 300 mijë njerëz nga e enjtja e kaluar deri dje dhe mbi 600 ngjarje duke përfshirë seminare rekreative dhe edukative, takime dhe konferenca me tema mjedisore - maratona multimediale #OnePeopleOnePlanet ofron një mozaik temash që "i lexojnë" çështjet e mjedisit dhe të klimës nga këndvështrimi i shkencës, ekonomisë, kulturës dhe qeverisjes, duke përfshirë gjithashtu botën e sportit, artit dhe traditës dhe lidhjet e ndërlidhjet me vende të ndryshme të botës. Një takim, shkruajnë organizatorët, "për të denoncuar shumë çështje mjedisore ende të pazgjidhura, por, në të njëjtën kohë, për të folur për nismat e shumta që do të marrin qytetarët, shkollat, shoqatat, bizneset dhe të gjithë anëtarët e shoqërisë, për ta rikthyer Italinë dhe botën në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm”.

22 prill 2024, 17:18