Kërko

2023.11.06 Manifestazione  "I Bambini incontrano il Papa" 2023.11.06 Manifestazione "I Bambini incontrano il Papa"

Papa takon gjashtë mijë fëmijë Ndërtimtarë të Paqes, në Vatikan

Aktivitet, që përshpejton Ditën Botërore të Fëmijëve. Të premten e ardhshme do të mblidhen gjashtë mijë fëmijë nga e gjithë Italia në Vatikan.

R.SH. / Vatikan

Rreth Papës, në Sallën Pali VI, të premten e ardhshme do të  mblidhen gjashtë mijë fëmijë nga e gjithë Italia. Për këtë ngjarje, paraqitur sot në Romë, në prani të Fabiana Cruciani, drejtoreshë shkolle dhe Koordinatore e Rrjetit Kombëtar të Shkollave të Paqes, Atë Enzo Fortunatos, Koordinator i Ditës Botërore të Fëmijëve dhe Flavio Lottit, Drejtor i Rrjetit Kombëtar të Shkollave të Paqes, pas dy ditësh në Vatikan do të mblidhen gjashtë mijë nxënës, nga 137 shkolla, 94 qytete, 18 rajone. "Shumë shkolla - shpjegoi Lotti - ata do t'i sjellin Papës si dhuratë angazhimin për të punuar në mbrojtje të paqes''.

'Formimi i brezit të ri, ndërtimtar të paqes'.

Me këtë synim, të premten, gjashtë mijë nxënës, mësues dhe drejtues të shkollave të Rrjetit Kombëtar do të takohen me Françeskun në Sallën Pali VI,  nga ora 9 e mëngjesit. ''Paqja - vërejti Lotti - mbetet objektivi bazë. Kur ka refuzime, lindin konfliktet''. Së bashku me brezat e rinj, do të jenë aty edhe profesorë universiteti, administrues vendorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, nënshkrues të ''Paktit të Asizit'' për edukimin e paqes.

Takimi i nxënësve me Papën është pjesë e programit të edukimi  qytetar të titulluar ''Ta transformojmë të ardhmen. Për paqen, me kujdes'' dhe është   një etapë në rrugën që do të çojë drejt realizimit të Ditës I Botërore të Fëmijëve, më 25 dhe 26 maj, koordinuar nga françeskani At Fortunato.

17 prill 2024, 13:15