Papa nuk është i pranishëm në Koloseum, ndjek Udhën e Kryqit nga Shën Marta
R.SH. / Vatikan
Ndryshe nga sa pritej dhe qe njoftuar, Papa Françesku nuk merr pjesë në ritin e Udhës së Kryqit të së Premtes së Padhe të Pashkëve, që mbahet sonte pranë Koloseut, në Romë, nga vendi tij i zakonshëm në Palatino.
Mbi 20 mijë besimtarë marrin pjesë në Udhën e Kryqit të Premtes së Madhe tç Pashkëve përgjatë Forumeve Perandorake, pranë Koloseut, në Romë. Papa Françesku mungon "për të ruajtur shëndetin e tij" për angazhimet e së Shtunës së Madhe dhe të Dielës së Pashkëve, njofton Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë
Persona me aftësi të kufizuara, familje dhe emigrantë që mbajnë Kryqin në 14 stacionet e Udhës që Kryqit 2024, të udhëhequr nga Vikari i dioqezës së Romës kardinali De Donatis, luten, në prani të mëse 20 mijë besimtarëve, me meditimet që sivjet i shkruar Papa Françesku, në të cilat përshkojnë dhimbjet e botës, janë “fëmijët që nuk buzëqeshin më” për shkak të “çmendurisë së luftës” dhe të gjithë ata njerëz që vuajnë në dramën e konflikteve.