Kërko

il seminatore il seminatore

Papa: çdonjëri prej nesh mund të jetë mbjellës i paqes

Papa: secili prej nesh, në mënyrën tonë të vogël, në gjendjen tonë të jetës mund të jetë, me ndihmën e Shpirtit Shenjt, mbjellës i shpresës dhe i paqes'.

R.SH. - Vatikan

''Secili prej nesh, në mënyrën tonë të vogël, në gjendjen tonë të jetës mund të jetë, me ndihmën e Shpirtit Shenjt, mbjellës i shpresës dhe i paqes''. Kështu shkruan Papa Françesku, sot më 21 mars 2024, në platformën X.

Të thirrur për të mbjellë shpresë dhe për të ndërtuar paqen

"Të krishterët duhet të bëhen burra dhe gra shpresëdhënëse që t’i përgjigjen thirrjes së Zotit për të punuar frytshëm për drejtësinë dhe paqen", shkruan Papa Françesku në mesazhin për Ditën e 61-të Botërore të Lutjes për Thirrjet në jetën meshtarake e rregulltare, që kremtohet pikërisht sot më 21 prill, me titull “Të thirrur për të mbjellë shpresën dhe për të ndërtuar paqen”.

“Të gjithë jemi të thirrur t'i ‘japim korp e shpirt’ shpresës së Ungjillit në një botë të karakterizuar nga sfida epokale: avancimi kërcënues i një lufte të tretë botërore pjesë-pjesë; turmat e emigrantëve, që largohen nga toka e tyre në kërkim të një të ardhmeje më të mirë; shtimi i vazhdueshëm i të varfërve; rreziku për ta kompromentuar në mënyrë të pakthyeshme shëndetin e planetit. E gjithë kësaj, i shtohen edhe vështirësitë, që hasim çdo ditë e që, herë pas here, ka rrezik të na çojnë drejt dorëzimit a disfatizmit”, pohon akoma Papa në mesazhin për Ditën e 61-të Botërore të Lutjes për Thirrjet e shenjta.

21 mars 2024, 15:23