Kërko

Papa: “çdo refugjat apo emigrant që braktis atdheun e tij, na sfidon”

Papa: Çka kalojnë emigrantët është "det lotësh dhe vdekjesh, që bashkon burra e gra, të rritur dhe fëmijë nga viset më të ndryshme"

R.SH. / Vatikan

Papa i shkruan këto fjalë - spanjisht - në mesazhin dërguar pjesëmarrësve në takimin e ipeshkvijve të Kolumbisë, Kosta Rikës dhe Panamasë, që vijon në Panama deri më 22 mars, me temën "Pashkët, me vëllezërit tanë emigrantë".

“Migrimi në këtë rajon përfshin venezuelianë, ekuadorianë, kolumbianë, haitianë, të cilët gjatë rrugës takojnë grupe nikaraguanësh dhe refugjatësh nga Amerika Qendrore dhe kontinente të tjera”, shkruan Françesku për këtë “karvan” i cili shpesh kthehet “në një Udhë të vërtetë Kryqi”. "E jo vetëm sepse nënvizon kufijtë e politikave të migracionit në hemisferën perëndimore, por edhe sepse nxit një tregti të begatë, e cila lejon grumbullimin e fitimeve të paligjshme përmes trafikimit të qenieve njerëzore".

“Çdo refugjat apo emigrant, që braktis atdheun e tij, na sfidon!”.

 Këtë theksoi Papa, i cili i nxit të gjithë “të punojnë pandërprerë, që të zhduket indiferenca” dhe t’i garantojnë çdo migranti, në Kishë, “një vend ku të mos ndihet i gjykuar, por i mirëpritur”.

20 mars 2024, 12:45