Kërko

Papa: grave të burgosura, Jezusi nuk lodhët duke falur, Ai gjithmonë fal gjithçka

''Jezusi nuk lodhet kurrë duke falur, ai gjithmonë fal gjithçka''. Papa e kujtoi këtë në predikimin e tij të shkurtër mbajtur sot pasdite në burgun e grave Rebibbia në Romë ku kremtoi Meshën në Coena Domini të Enjten e Madhe të Pashkëve. Papa Bergoglio kremtoi Meshën në një strukturë tende të ngritur jashtë burgut të Romës në prani të dyqind personave, përfshirë të burgosurit, operatorët dhe policët e burgjeve.

R.SH. / Vatikan

Burgu i grave Rebibbia, në Romë, priti këtë pasdite Papën Françesku për kremtimin e Meshën në Coena Domini të së Enjtes së Madhe. Papa u ndal për të përshëndetur gratë që ishin jashtë, më pas shkoi në strukturën ngritur për kremtimin e Meshës në fushën e futbollit brenda burgut.

Në predikimin e Meshës Ati i Shenjtë Bergoglio kujtoi “dy episode që tërheqin vëmendjen: larja e këmbëve gjatës së cilës Jezusi përul veten dhe na bën të kuptojmë atë që kishte thënë,  “unë nuk erdha për të qenë shërbyer, por që të shërbejë”... duke na mësuar, kështu, rrugën e shërbimit.

Dhe pastaj tradhtia e Judës, që nuk është i aftë e as në gjendje të çojë përpara dashurinë,  pastaj paratë dhe egoizmi... por Jezusi fal gjithçka dhe fal gjithmonë, tha Papa, Ai vetëm kërkon që ne të kërkojmë falje. Një plakë e urtë, një gjyshe e popullit, ka thënë: Jezusi nuk lodhet kurrë duke falur, por ne jemi ata që lodhemi duke kërkuar falje. Të kërkojmë, pra, hirin të mos lodhemi duke kërkuar faljen e Zotit.

Të gjithë ne kemi dështime të mëdha ose të vogla, por Zoti na pret gjithmonë me krahët e tij të hapur dhe nuk lodhet duke falur. Tani do të bëjmë atë që bëri Jezusi. Larjen e këmbëve. Ky gjest tërheq vëmendjen për thirrjen e shërbimit, prandaj t’i lutemi Zotit që t'i ndihmojë të gjithë të rriten në vokacionin e shërbimit”, tha Papa.

Më pas, i ulur në një karrige me rrota, Papa iu afrua grave të burgosura që të mund të kryente larjen e këmbëve të 12 të burgosurave,  (ndër to është edhe një nënë e një fëmije), të cilat ishin të prekura dukshëm, tejet të emocionuara nga gjesti i Papës.

Në mbyllje të Meshës, në përkujtim të Darkës Mbrame të Jezusit me apostuj, të Enjten e Madhe të, Papa i dhuroi burgut Rebibbia një pikturë të Zojës së Bekuar. “Më dhuruan dhe unë mendova për ju!”.

28 mars 2024, 16:55