Kërko

 Kremtimi i së Dielës së Palmave, i kryesuar nga Papa Françesku,  në Sheshin e Shën Pjetrit Kremtimi i së Dielës së Palmave, i kryesuar nga Papa Françesku, në Sheshin e Shën Pjetrit  (VATICAN MEDIA Divisione Foto)

Kremtimi i së Dielës së Palmave dhe të Larit, në Sheshin e Shën Pjetrit

Sheshi i Shën Pjetrit, i mbushur përplot, është në festë. Një festë jo e za-konshme. Është Dita e Palmave dhe e Larit. Sheshi i Shën Pjetrit duket si-kur ka mbledhur sot njerëzit e të gjitha kohërave, me simbolikën prekëse të turmës prej 60 mijë besimtarësh, që sot përfaqëson mbarë botën në Sheshin e blertë.

R. SH. - Vatikan

Në  Sheshin e mbushur përplot të Shën Pjetrit, rreth 60 mijë besimtarë, nën një qiell në të cilin rrezet e diellit davarisin retë, hapin festën e së Dielës së Larit, kryesuar nga Papa Françesku. Përkujtohet hyrja e Zotit në Jerusalem. Lexohet historia e Shën Markut ungjilltar, që i paraprin kremtimit të Meshës.

Papa spërkat me ujë të bekuar degët e ullirit, simbol i ditës së sotme, në duart e turmës së pafundme, tejet të prekur nga kjo ditë e pazakontë.

Vijon procesioni me mbi 400 “palmambajtës” të cilët drejtohen nga qendra e sheshit, drejt tremes së Bazilikës. Kardinajtë, ipeshkvijtë dhe priftërinjtë shoqërues zënë vendet e tyre pranë altarit.

Hosana!

Lum ai që vjen në emër të Zotit!

E bekuar është mbretëria që po vjen, e atit tonë David!

Hosana në qiellin më të lartë!

Procesioni i palmave
Procesioni i palmave

Mundimet e Krishtit

Skena ndryshon krejtësisht: liturgjia e Fjalës së kremtimit eukaristik përfshin leximin e kënduar të Mundimeve të Jezusit, të marrë sërish nga Ungjilli sipas Markut. Nëpërmjet fjalëve të ungjilltarit rijetojmë mundimet e Krishtit me të gjithë vrazhdësinë e tyre.

Është një vuajtje që përmbledh dhimbjen e të gjitha kohërave!

Vuajtje e të gjithë njerëzimit!

E njerëzimi, me brishtësinë e tij, i paraqitet Zotit në lutjen universale e atë të besimtarëve, që e  pason dhe e përfundon Liturgjinë e Fjalës.

Besimtarët luten për Kishën, që ajo "të kërkojë gjithmonë pajtimin dhe bashkimin";

luten për sundimtarët "që të mbrojnë paqen dhe të mirën e popujve";

luten për të gjithë burrat dhe gratë që vuajnë;

për të krishterët e persekutuar;

për çdo bashkësi të krishterë, në mënyrë që "të jetë dëshmitare e fesë së vet, në lutje dhe bamirësi!

Papa Françesku, pasi u kumtua Ungjilli i Mundimeve të Krishtit, heshti për një kohë të gjatë, pa e shqiptuar homelinë e përgatitur. 

 

 

24 mars 2024, 12:26