Kërko

 Bibbia, Vangelo, Parola di Dio Bibbia, Vangelo, Parola di Dio

Papa: Fjala e Zotit na bën të shohim dritën e së mirës, edhe në terrin e veseve

Papa: "#Fjala e Zotit depërton në jetë, duke na bërë t’i dallojmë ndjenjat dhe mendimet e zemrës, domethënë, duke na bërë të shohim se ç’është drita e së mirës, për t'i dhënë hapësirë, e ku mblidhet errësira e veseve dhe e mëkateve, për t'i luftuar''.

R.SH. / Vatikan

''#Fjala e Zotit depërton në jetë, duke na bërë t’i dallojmë ndjenjat dhe mendimet e zemrës, domethënë, duke na bërë të shohim se ç’është drita e së mirës, për t'i dhënë hapësirë, e ku mblidhet errësira e veseve dhe e mëkateve, për t'i luftuar''.

Papa e nënvizoi këtë në platformën X në pragun e ditës, më 21 janar, në të cilën kremtohet e Diela kushtuar Fjalës së Zotit, që sivjet ka si temë ftesën e Jezusit, marrë nga Ungjilli i Gjonit: “Mbani Fjalën time” (Gjn 8,31). Kështu, pikërisht këtë të diel më 21 janar Papa Bergoglio, do të kremtojë Meshën në Bazilikën e Shën Pjetrit në orën 9.30.

Po kujtojmë se e Diela kushtuar Fjalës së Zotit është caktuar nga Papa Françesku me motu proprio "Aperuit Illis" më 30 shtator 2019. Kremtimi i së "Dielës së Fjalës së Zotit" na ndihmon të rizbulojmë qendrën dhe përparësinë e Fjalës së Zotit në jetën dhe në misionin e Kishës.  T’i japë  shtytje leximit të Biblës, në kuadrin baritor; të jetë një hap i ri në dialogun ekumenik; t’i nxisë të krishterët ta heqin nga lëpizat e pluhurosura mjetin, që e zgjon fenë tonë: Biblën! Këto, qëllimet e shumta e plot kuptim të së Dielës kushtuar Fjalës së Zotit.

Sivjet e 'Diela kushtuar Fjalës së Zotit' ka si temë fjalët e Jezusit nga Ungjilli i Gjonit “Mbani Fjalën time” (Gjn 8,31). Është një e diele e veçantë e cila synon t’i bëjë besimtarët e krishterë ta kuptojnë sa rëndësi të madhe ka në jetën e përditshme të Kishës dhe të bashkësive tona qëndrimi në Fjalën e Zotit: Fjalë që nuk kufizohet në faqet e një libri, por që mbetet gjithnjë e gjallë dhe bëhet shenjë konkrete, e prekshme, kur pranohet, jetohet dhe dëshmohet me dashuri e fe.

Çdo bashkësi e krishterë është e ftuar, pra, ta vlerësojë këtë ditë me kremtime liturgjike, për të përforcuar ftesën këmbëngulëse të Jezusit që të dëgjohet dhe të ruhet në Fjalën e Tij jetëdhënëse, për t'i ofruar botës një dëshmi shprese.

19 janar 2024, 15:54