Kërko

Migranti sbarcati sulle coste delle Isole Canarie Migranti sbarcati sulle coste delle Isole Canarie

Kanariet, letrat e emigrantëve drejtuar Papës: na ndihmoni të kemi empatinë e Evropës

Dy letra, njëra nga Mamadou, guineani që zbarkoi në vitin 2008, tani ndërmjetës kulturor, tjetra, nga një grup të rinjsh afrikanë, iu dorëzuan Françeskut nga presidenti i qeverisë Fernando Clavijo, i pritur në audiencë në Pallatin Apostolik. "Papa është i vëmendshëm dhe i shqetësuar për situatën tonë. Mirëpritja vazhdon, por ne jemi plot". Theksi i bisedës, mbi problemin e të miturve të pashoqëruar dhe ftesën e Papës për të shkuar në arkipelag

R.SH. - Vatikan

 "Nuk jam askushi për t'i kërkuar ndonjë gjë Shenjtërisë së Tij, por nëse do ta quante të përshtatshme, mund t'i kushtonte ca fjalë inkurajimi popullit afrikan, disa prej të cilave, me që zë vendin e nderit, do t'i dëgjonte e gjithë bota, një megafon i madh për të afruar pozicionet ndërmjet Afrikës dhe Evropës, duke folur kulturalisht, për të nxitur empatinë dhe për ta përhapur atë". 

Mamadou Malal Diallo, në një letër drejtuar Papës, i lutet që të flasë për të dhe për emigrantët e tjerë afrikanë, që  zbritën në Ishujt Kanarie. Teksti - një faqe e shkruar në kompjuter, me datën e sotme, 15 janar 2024 dhe një nënshkrim të shtrembër - iu dorëzua Françeskut sot në mëngjes nga presidenti i qeverisë së Ishujve Kanarie, Fernando Clavijo Batlle, i pritur në audiencë në Pallatin Apostolik. Me të, edhe nënpresidenti Manuel Domínguez González dhe ndjekësit e tij, duke përfshirë tre ipeshkvijtë Bernardo Álvarez, José Mazuelos dhe Cristóbal Déniz, që përfaqësojnë Kishën e Ishujve Kanarie, të angazhuar në urgjencën e migracionit, me qendrën e pritjes dhe shpërndarjen e ushqimit dhe të veshjeve.

Françesku falënderon ipeshkvijt Kanarieve

Papa falënderon ipeshkvijtë e Kanarieve: faleminderit që hapët dyert për të vuajturit shkruan në një letër të botuar nga Konferenca Ipeshkvnore Spanjolle, duke i kërkuar Kishës së Ishujve Kanarie të ndërtojë një "rrjet dashurie dhe fanar shprese" që shëron plagët e fëmijëve...

Takimi  zgjati rreth 40 minuta dhe, në fund, në duart e Papës u vendosën dy letra: ajo e Mamadou, një Guinean, i cili tregon historinë e tij - që nga ardhja, më 2008, pengesat gjuhësore, tronditjen kulturore e mungesën e mundësive të jetesës, për njerëz si ai", deri në punën e tij aktuale si ndërmjetës dhe përkthyes kulturor - dhe letra nga një grup migrantësh afrikanë, disa edhe të mitur, me banim në El Hierro, sozidada Isla del Meridiano. Ky është më i vogli ishull i të gjithë arkipelagut, i cili megjithatë është bërë një pikë mbërritjeje e kërkuar drejtpërdrejt nga ata që përballen me "Rrugën e rrezikshme të Atlantikut" me një fluks të vazhdueshëm varkash në brigjet e tij: mbi 1100, në tetor, në vetëm 48 orë; 650 te shtunen e kaluar.

Presidenti dhe nënkryetari në sheshin e Shën Pjetrit pas audiencës me Papën

Të pangopur, por të gatshëm për të mirëpritur

Një dramë e vërtetë, për një tokë dhe një popullsi që pohojnë se “është e ngopur", ndaj ende e gatshme për mikpritje, solidaritet dhe dashamirësi për njerëzit, që ikin nga uria, etja dhe vdekja. Vetë fëmijët e thonë në letër kur, duke përshkruar se si duhej të largoheshin nga shtëpia dhe familja që "na mungonte shumë" ("Nuk ishte e lehtë ta linim, por jemi në rrezik atje, nuk mund të studiojmë, nuk ka punë për të ushqyer familjen, është shumë e vështirë të vazhdojmë atje pa pushuar zemra jonë së besuari në ndonjë mundësi”-pohojnë ata), e, me shkronja të mëdha, shkruajnë “FALEMINDERIT SHUMË” për të gjithë banorët e El Hierro-s të cilët na mbështesin, na ndihmojnë dhe na inkurajojnë të vazhdojmë të luftojmë për të realizuar ëndrrat tona. Ne duam të jemi në gjendje të studiojmë dhe më pas, kur të rritemi, të punojmë për të ndihmuar familjet”.

Bashkëpunimi dhe zhvillimi për Afrikën

Të gjitha këto presidenti ia tregoi Papës, i cili e ndoqi vëmendshëm, i interesuar dhe shumë i shqetësuar nga kjo situatë, siç ua përshkroi vetë Clavijo një grupi gazetarësh të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit menjëherë pas takimit në Pallatin Apostolik. “Zëvendëspresidenti (Manuel Domínguez González, red.) dhe unë mundëm të flisnim për faktin se problemi i migrimit nga Afrika mund të zgjidhet në Afrikë, se ne kemi nevojë për bashkëpunim dhe politika zhvillimi”, shpjegoi presidenti, duke siguruar se "humanzimi" nuk do të harrohet kurrë, domethënë vetëdija "se ka njerëz që përpiqen të ikin nga uria, vdekja dhe varfëria, dhe se edhe njerëzit e Ishujve Kanarie kanë qenë dikur emigrantë".

Mbështetja e Papës

Nga ana e tij, Papa Françesku - i cili në një letër të datës 20 nëntor falënderoi ipeshkvijtë e Ishujve dhe të gjithë banorët "të cilët hapën dyert e zemrave për ata që vuajnë" - "jo vetëm njohu solidaritetin e njerëzve të Ishujve Kanarie, angazhimin e tyre ndaj më të ligshtëve dhe më të pafavorizuarve, por i siguroi se po lutet që problemi të zgjidhet” si nga pikëpamja e fluksit të njerëzve që hyjnë në Rrugën "shumë vdekjeprurëse" të Atlantikut, ashtu dhe nga pikëpamja e mbështetjes së pritjes. “Po flasim për 40 mijë njerëz që kanë mbërritur në brigjet tona në vitin 2023, 70% e të gjithë emigrantëve që mbërrijnë në Spanjë, ndërsa çdo ditë 16 njerëz vdesin duke u përpjekur për të gjetur një të ardhme më të mirë”, nënvizon Clavijo.

Audienca e Papës me presidentin e qeverisë së Ishujve Kanarie

Duke punuar së bashku

"Ne nuk jemi të aftë ta drejtojmë vetëm një situatë si kjo" - thotë zëvendëspresidenti Domínguez. - “Po bëjmë gjithçka që mundemi për t'i ndihmuar njerëzit, ka solidaritet, por edhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi. Shpresa e liderëve të ishujve është se vizita e sotme tek Papa mund të "ndihmojë institucionet evropiane, qeverinë spanjolle dhe vendet e tjera evropiane të ndërgjegjësohen për realitetin e Afrikës, kontinent me thatësirë, luftëra, "paqëndrueshmëri politike". Është problem, për zgjidhjen e të cilit do të punojmë seriozisht në bashkëpunim për një kohë të gjatë”, thotë Clavijo.

Drama e të miturve të pashoqëruar

Vetë Papa Françesku, siç pohuan të ftuarit e tij para gazetarëve, "na kujtoi   se është themelore dhe e nevojshme të jemi të vetëdijshëm, sepse në Afrikë duhet të zbatohen politikat e zhvillimit për të parandaluar që njerëzit të ikin në kërkim të një të ardhmeje më të mirë. Papa do të lutet për vendin tonë dhe ne do t'i jemi përjetësisht mirënjohës".

Ftesë për të vizituar arkipelagun

Ndërmjet përshëndetjeve, bekimeve dhe dhuratave - edhe një bulë papnore  e vitit 1462 për të autorizuar ipeshkvin e Ishujve Kanarie të shkishëronte këdo që skllavëronte aborigjenët, Guanches dhe një pako me ëmbëlsira nga La Laguna - e nuk mungoi nga ana e zv.presidentit edhe ftesa drejtuar Papës për të shkuar në arkipelag:

“E ftuam dhe do të doja të ishte kështu. U kërkova edhe ipeshkvijve ta ftonin”.

16 janar 2024, 09:56