Kërko

COP28 Climate Change Conference në Dubai COP28 Climate Change Conference në Dubai

Klima: Papa, të reagojmë tani, ose do të kemi gjithnjë e më tepër dëme

Papa Françesku, i cili s’mundi të marrë pjesë në COP28, për arsye shëndetësore, shkruan kështu sot në X: "Në këtë moment historik na kërkohet të marrim përsipër përgjegjësinë për trashëgiminë, që do të lëmë pas kalimit tonë në këtë botë. Nëse nuk reagojmë tani, ndryshimet klimatike do të dëmtojnë gjithnjë e më shumë jetën e miliona njerëzve”

R.SH. – Vatikan

 "Në këtë moment historik na kërkohet të marrim përsipër përgjegjësinë për trashëgiminë, që do të lëmë pas kalimit tonë në këtë botë. Nëse nuk reagojmë tani, ndryshimet klimatike do të dëmtojnë gjithnjë e më shumë jetën e miliona njerëzve. #COP28". Kështu Papa Françesku në X, në ditën e hapjes të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike në Dubai. Papa nuk mundi të marrë pjesë në këtë Takim, për arsye shëndetësore.

01 dhjetor 2023, 10:32