Kërko

Papa në Sheshin e Spanjës Papa në Sheshin e Spanjës

Impenjimet e Papës gjatë gjysmës së parë të dhjetorit

Mjeshtri i kremtimeve liturgjike papnore, imzot Diego Ravelli, njoftoi kalendarin e ceremonive për solemnitetin e Zojës së Papërlyer dhe për datën 12 dhjetor, kur Ati i Shenjtë do të kremtojë meshën në kujtim të Virgjërës së Guadalupes

R.SH. – Vatikan

         Me pak më shumë se një muaj nga festa e Krishtlindjes, marrin formë impenjimet papnore tipike për Kohën e Ardhjes. Si zakonisht, ato u komunikuan nga mjeshtri i kremtimeve liturgjike papnore, imzot Diego Ravelli, i cili njoftoi se më 8 dhjetor, në orën 16.00, Papa Françesku do të kryesojë ceremoninë me Aktin tradicional të nderimit të Zojës së Papërlyer, para shtatores së saj në Sheshin e Spanjës, në Romë. Më pas, të martën, më 12 dhjetor, në orën 18.00, Papa do të kryesojë meshën në Bazilikën e Shën Pjetrit, në ditën kur Kisha përkujton Virgjërën e Guadalupes, Pajtores së Amerikës Latine, festë që Papa e kremton nga viti 2014.

         Më 8 dhjetor 2022, pas dy homazheve të mëparshme në agim, gjatë pandemisë, Françesku u kthye në Sheshin e Spanjës, në ditën e Zojës së Papërlyer, duke bartur në zemër dhimbjen dhe lotët për dramën e përjetuar nga Ukraina. La para shtatores, një shportë me trëndafila të bardhë, por, siç tha vetë, do të kishte kisha dashur të sillte "falënderimet e popullit ukrainas për paqen, që prej kohësh, ia kërkojmë Zotit”. E, pati shtuar: "më duhet të paraqes edhe lutjet e fëmijëve, të të moshuarve, të baballarëve dhe nënave, të të rinjve të asaj toke të martirizuar, që vuan kaq shumë". Por “duke të parë ty, që je pa mëkat”, pati thënë se fundi, “mund të vazhdojmë të besojmë dhe të shpresojmë se dashuria do të fitojë mbi urrejtjen, e vërteta do të fitojë mbi gënjeshtrën, falja do të fitojë mbi fyerjen”.

16 nëntor 2023, 16:08