Kërko

Il Papa durante l'udienza con i partecipanti al Seminario di "Etica nella gestione della salute"  (Vatican Media) Il Papa durante l'udienza con i partecipanti al Seminario di "Etica nella gestione della salute" (Vatican Media)

Papa: parandalimi është më i mirë se kurimi

Papa priti në audiencë dhe foli shkurtimisht me pjesëmarrësit e seminarit "Etika në menaxhimin e shëndetit": nuk mjafton vetëm ta trajtosh atë, ka një brishtësi që duhet mbrojtur dhe për këtë arsye mjekësia parandaluese është shumë e rëndësishme

R. SH. - Vatikan

"Siç mund ta shihni, unë jam gjallë". Papa Françesku nuk heq dorë nga shakaja, pasi prej ditësh po lufton me inflamacionin e mushkërive, gjë që e ka detyruar të ndryshojë të gjitha angazhimet dhe mbi të gjitha të heqë dorë nga udhëtimi për në Dubai që do të kishte nisur nesër, por që, shpjegoni Ati i Shenjtë, do t’i kishte sjell rreziqe për shkak të të “nxehtit të madh atje” e të kalosh “nga nxehtësia në ajër të kondicionuar” “në këtë situatë bronkiale, nuk është diçka e mirë”.

E fortë dhe e brishtë

Prandaj, fillimi i audiencës së sotme me pjesëmarrësit e seminarit "Etika në menaxhimin e shëndetit" është veçanërisht në përkim me temën, me Papën i cili duke përditësuar shkurtimisht për gjendjen e tij shëndetësore tha se si ndihet dhe më pas kaloi nga situata personale në një arsyetim më universal mbi vlerën e parandalimit dhe mbrojtjes së shëndetit.

Falënderoj Zotin që nuk ishte pneumoni. Është një bronkit shumë akut dhe infektiv. Nuk kam më temperaturë, por jam ende me antibiotikë dhe gjëra të tilla. Faleminderit për gjithë këtë (...) Kujdesi për shëndetin është i rëndësishëm, shëndeti ka një lloj dualiteti, është i fortë dhe i brishtë.

“Shëndeti i neglizhuar ia lë vendin brishtësisë”, ripohoi Françesku, i cili thotë se e vlerëson shumë “mjekësinë parandaluese, sepse parandalon përpara se ngjarjet të ndodhin”. Dhe i falënderoi pjesëmarrësit e seminarit jo vetëm për punën e tyre në kërkimin e "zgjidhjeve mjekësore, farmakologjike", por edhe, përfundon Ati i Shenjtë, për angazhimin e bërë për mbrojtjen e "kësaj të mire" që është shëndeti, sepse "vetëm trajtimi" nuk mjafton, por është e nevojshme ruajtja e shëndetit.

30 nëntor 2023, 17:03