Kërko

Konflikti izraelito-palestinez Konflikti izraelito-palestinez

Ati i Shenjtë: paqja është e mundur, të mos dorëzohemi para luftës

Në përshëndetjet pas Engjëllit të Tënzot, Papa bëri thirrje të re për paqen në vendet, që përjetojnë dhunë, si Mianmari, Ukraina, Palestina dhe Izraeli. "Lufta është gjithmonë disfatë, fitojnë vetëm prodhuesit e armëve"

R.SH. – Vatikan

         Në përshëndetjet e tij pas Engjëllit të Tënzot, mendimi i Papës shkoi tek Mianmari, popullsia e të cilit "vazhdon të vuajë nga dhuna dhe shtypja". Në veri të vendit, vijojnë prej javësh luftimet ndërmjet ushtarëve të juntës ushtarake, e cila mori pushtetin me puç, në vitin 2021, dhe grupeve të armatosura rebele.

Françesku u lut “që popullata të mos shkurajohet dhe të besojë gjithmonë në ndihmën e Zotit”, ashtu siç vazhdoi të lutet për Ukrainën e martirizuar, flamujt e së cilës në Sheshin e Shën Pjetrit ishin të shumtë, siç vërejti vetë Papa, i cili, më pas, pati fjalë inkurajuese edhe për Palestinën e Izraelin.

“Paqja është e mundur. Duhet vullnet i mirë. Paqja është e mundur. Të mos dorëzohemi para luftës! E, të mos harrojmë se lufta është gjithmonë, gjithmonë, disfatë: fitojnë vetëm prodhuesit e armëve”.

19 nëntor 2023, 13:06