Kërko

Papa Françesku me pjesëmarrësit në takimin e parë kombëtar italian të Shërbimeve dhe Qendrave Territoriale të Dëgjimit për mbrojtjen e të miturve dhe më të pambrojturve Papa Françesku me pjesëmarrësit në takimin e parë kombëtar italian të Shërbimeve dhe Qendrave Territoriale të Dëgjimit për mbrojtjen e të miturve dhe më të pambrojturve

Abuzimet, Françesku: formimi dhe dëgjimi të krijojnë një kulturë parandalimi

Papa priti në audiencë pjesëmarrësit në takimin e promovuar nga Konferenca Ipeshkvnore Italiane për mbrojtjen e të miturve dhe të njerëzve të brishtë. Ati i Shenjtë mori rezultatet e hetimit mbi veprimtarinë e Shërbimeve dhe të Qendrave Territoriale të Dëgjimit: është fjala për plagë të hapura, për të cilat duhet të kujdesimi, nënvizoi. "Asnjë heshtje apo fshehje - pohoi - nuk mund të pranohet kur kemi të bëjmë me abuzime"

R.SH. – Vatikan

         Mbrojtja, dëgjimi, kujdesi. Fjalimi i Papës Françesku drejtuar pjesëmarrësve në takimin e parë kombëtar italian të Shërbimeve dhe Qendrave Territoriale të Dëgjimit për mbrojtjen e të miturve dhe më të pambrojturve, shtjellohet përmes këtyre tri fjalëve. Takimi u organizua nga Konferenca Ipeshkvnore Italiane. Ati i Shenjtë i priti "në ditën kur, për të tretin vit radhazi, të gjitha bashkësitë kishtare në Itali përfshihen në lutje, në kërkimin e faljes dhe në ndërgjegjësimin për këtë realitet të dhimbshëm". Ky aspekt, vërejti Françesku, është i rëndësishëm: "përfshirja e të gjithë njerëzve të Zotit". "Nuk mund të ndalemi - pohoi Papa - në veprimtarinë tonë për të mbrojtur të miturit dhe të brishtët, nga njëra anë dhe për të luftuar çdo formë abuzimi, si seksual, ashtu edhe me pushtetin apo ndërgjegjen, nga ana tjetër".

Impenjim i çmuar si për viktimat, ashtu edhe për bashkësinë

Papës iu dorëzuan rezultatet e sondazhit mbi aktivitetet e shërbimeve territoriale dhe qendrave të dëgjimit.

“Ato nxjerrin në pah të mirat që dini të bëni në territor, duke u qëndruar afër atyre, që vuajnë nga plagë të hapura. Veprimtaria juaj është e çmuar si për viktimat, ashtu edhe për gjithë bashkësinë kishtare. Nga këto faqe del në pah dëshmia e impenjimit të vazhdueshëm dhe të përbashkët. Kjo është rruga për të krijuar besim, besim që çon në rinovim të vërtetë”.

18 nëntor 2023, 12:20