Kërko

Tek Papa një delegacion i Memorialit të Holokaustit nga Uashingtoni Tek Papa një delegacion i Memorialit të Holokaustit nga Uashingtoni

Tek Papa një delegacion i Memorialit të Holokaustit nga Uashingtoni

Takimi u mbajt para audiencës së sotme të përgjithshme. Atit të Shenjtë iu shpreh mirënjohja për hapjen e atyre dosjeve të Arkivave të Vatikanit, që kanë të bëjnë me Papën Piu XII, të cilit iu desh të trajtonte çështjen e hebrenjve gjatë Luftës II Botërore

R.SH. – Vatikan

Çast emocionues, për peshën e një historie të tmerrshme, ndërthurur me dhimbjen e një kronike po aq dramatike. E, njëkohësisht, kënaqësia e mbledhjes rreth Papës Françesku, i admiruar "për punën në mbështetje të më të varfërve" dhe për "transparencën e tij". Këto janë ndjenjat, që karakterizuan takimin e paradites së sotme, ndërmjet Atit të Shenjtë dhe një delegacioni nga “United States Holocaust Memorial Museum” në Uashington, kryesuar nga drejtoresha Sarah Bloomfield. Papa i priti para audiencës së përgjithshme.

"Ishte vërtet e jashtëzakonshme", deklaroi Suzanne Brown Fleming, drejtoreshë e programeve akademike ndërkombëtare të Memorialit për Holokaustin, në një intervistë me mediat e Vatikanit. Françeskut, tregoi ajo, iu dha një letër e hapur, shkruar nga të mbijetuarit e Holokaustit, që dënojnë sulmet e Hamasit kundër popullit hebraik dhe iu shpreh mirënjohja për hapjen e arkivave të Vatikanit, në vitin 2020, duke vënë në dispozicion të studiuesve mijëra dokumente për Papën Piu XII, të cilit iu desh të trajtonte çështjen e hebrenjve gjatë Luftës II Botërore. Ky gjest, së bashku me fjalët e thëna disa herë për paqen botërore, - komentoi Brown Fleming – kanë vlerë të madhe, sidomos për të mbijetuarit e Shoah dhe për familjet e tyre.

25 tetor 2023, 16:50