Kërko

Zoti Denis Becirovic, anëtar i Presidencës Kolegjiale t Bosnjë-Hercegovinës, me bashkshorten e grupin shoqërues Zoti Denis Becirovic, anëtar i Presidencës Kolegjiale t Bosnjë-Hercegovinës, me bashkshorten e grupin shoqërues   (VATICAN MEDIA Divisione Foto)

Për vizitë tek Papa, Denis Bećirović, i Presidencës Kolegjiale të Bosnje Hercegovinës

Françesku priti sot Denis Bećirović-in, i cili më pas u takua me kardinalin Parolin dhe Imzotin Gallagher. Krahas situatës së brendshme në vend, gjatë bisedimeve në Sekretarinë e Shtetit, u shqyrtua edhe skenari ndërkombëtar, me vëmendje të përqendruar tek Ukraina, Toka e Shenjtë dhe zgjerimi i BE-së në vendet e Ballkanit Perëndimor.

R. SH. - Vatikan

Papa priti sot në audiencë Denis Beqiroviç, anëtar i Presidencës kolegjiale të Bosnjë-Hercegovinës, i cili më pas u takua me kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit, i shoqëruar nga Imzot Paul R. Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Marrëdhëniet dypalëshe

Gjatë diskutimeve të përzemërta në Sekretarinë e Shtetit - sipas një njoftimi për shtyp nga Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë - u shpreh vlerësimi për marrëdhëniet pozitive dypalëshe, duke përmendur edhe disa çështje të hapura në marrëdhëniet kishë-shtet. Më pas u fol për realitetin e brendshëm të vendit dhe u ritheksua se baza e paqes dhe stabilitetit është barazia juridiko-sociale e të gjithë popujve përbërës dhe dialogu i të gjithë aktorëve politikë”.

 Situata ndërkombëtare

Më tej, “u shkëmbyen mendime për situatën ndërkombëtare, me vëmendje të veçantë për pasojat e luftës në Ukrainë dhe konfliktin në Tokën e Shenjtë, zgjerimin e Bashkimit Evropian në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe progresin në rrugën evropiane të Bosnjë-Hercegovinës”.

21 tetor 2023, 13:58