Kërko

 Mons Gjergj Meta in udienza dal Papa Francesco - 19 ottobre 2023 Mons Gjergj Meta in udienza dal Papa Francesco - 19 ottobre 2023

Papa priti imzot Gjergj Metën, Kisha e Rrëshenit dhe Sinodi ndër tema

Papa priti sot në audiencë imzot Gjergj Metën, ipeshkëv i Rrëshenit. Gjatë takimit Papa u interesua për popullin shqiptar dhe Kishën e Rrëshenit, e Imzot Gjergj Meta i paraqiti Atit të Shenjtë realitetin e Kishës dioqezane, me vështirësitë por edhe shpresat e një Kishe të veçantë.

R.SH. / Vatikan

Gjatë takimit të përzemërt me Papën, Imzot Gjergj Meta i paraqiti Atit të Shenjtë punën, sakrificat dhe përkushtimin e meshtarëve, të motrave rregulltare dhe të laikëve të Kishës Dioqezane të Rrëshenit, të cilët me veprimtarinë e tyre të përditshme dëshmojnë dashurinë e Zotit ndaj çdo personi, posaçërisht ndaj më nevojtarëve dhe atyre që janë larg.

Imzot Gjergj Meta foli me Papën edhe për realitetin e popullsisë dhe të Kishës në Shqipëri, si dhe për pjesëmarrjen e bashkëpunimin e tij në Sinodin, që po mbahet këtë muaj në Vatikan, ku merr pjesë me thirrje të Papës. Po për audiencën e djeshme me Atin e Shenjtë Françeskun, të dëgjojmë dëshminë e ipeshkvit të Rrëshenit imzot Gjergj Metës në mikrofonin e Radio Vatikanit Vatican News:

Dëshmia e ipeshkvit të Rrëshenit në mikrofonin e Radio Vatikanit Vatican News
19 tetor 2023, 15:26