Kërko

Una forma di povertà: due "cartoneras" al lavoro in provincia di Buens Aires  (AFP or licensors) Una forma di povertà: due "cartoneras" al lavoro in provincia di Buens Aires (AFP or licensors)

Papa,"forma të reja të ekonomisë për të mirën e përbashkët"

Papa dërgoi një mesazh me rastin e konferencës “ASKUSH NUK PËRJASHTOHET - Të rritemi së bashku në një vend më të barabartë”, të promovuar nga Banca Intesa: financat janë një art që bazohet në besimin në marrëdhënie, që “mund të ndërtohen vetëm përmes zhvillimit të një 'kulturë takimi'

R.SH. / Vatikan

Zhvillimi i formave të reja të ekonomisë dhe financave të orientuara vërtet drejt së mirës së përbashkët dhe respektimit të dinjitetit njerëzor, me zgjidhje të reja, më gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për të mbështetur ekonominë reale, për ndihmuar ata që kanë mbetur pas. Kjo është nxitja që Papa Françesku përcolli përmes një mesazhi, të lexuar sot në sallën e Sinodit, në Vatikan, nga motra Alessandra Smerilli, Sekretare e Dikasterit të Vatikanit në shërbim të zhvillimit integral njerëzor, pjesëmarrësve të nismës "Askush nuk përjashtohet - Të rritemi së bashku në një vend më të barabartë" organizuar nga banka Intesa Sanpaolo.

“Ju përgëzoj për nismën “Askush nuk përjashtohet - Të rritemi së bashku në një vend më të barabartë”, në të cilën propozoni shembuj konkretë se si një bankë mund të punojë për përfshirje.
Shpresoj që diskutimet tuaja do të kontribuojnë konkretisht në hartimin e një modeli zhvillimi të aftë për të gjeneruar e ofruar zgjidhje të reja, më gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për të mbështetur kështu një ekonomi reale, duke ndihmuar individët dhe komunitetet t’i realizojnë aspiratat e tyre më të thella dhe të mirën e përbashkët universale. Unë ju njoh dhe e di që dëshira ime nuk do të bjerë në vesh të shurdhër”, pohon Papa në mesazhin e tij.

“E kuptoj këtë ngjarje edhe si përgjigjen tuaj ndaj thirrjes që ju drejtova, e cila nënvizonte nevojën për të zhvilluar forma të reja të ekonomisë dhe financave të orientuara vërtet drejt së mirës së përbashkët dhe respektimit të dinjitetit njerëzor, ndaj ju bëj thirrje të vazhdoni në objektivat tuaja për të forcuar procesin e përfshirjes ekonomiko-sociale që synon, me një vëmendje të veçantë, për personat më të cenuar të shoqërisë e në radhë të parë për migrantët, për të zbatuar projekte demografike për një qëndrueshmëri, me protagonistë të rinjtë e të moshuarit, dhe të veprojë si një antidot ndaj kulturës së hedhurinave, vazhdon Papa Françesku në mesazhin e tij.

26 tetor 2023, 13:50