Kërko

 PAPA GIOVANNI XXIII PAPA GIOVANNI XXIII

Lutja për paqen e Shën Gjonit XXIII

Na ruaj paqen tënde, o Qengji i flijuar për shpëtimin tonë, na jep paqen! Jezus, lutja jonë. Largoje nga zemrat e njerëzve çka mund ta rrezikojë paqen, përforcoji me të vërtetën, me drejtësinë, me dashurinë e vëllezërve. Ndriçoji sunduesit e popullit, në mënyrë që krahas shqetësimit të duhur për mirëqenien e vëllezërve, ta garantojnë e ta mbrojnë thesarin e madh të paqes; të ndezin vullnetin e të gjithëve për të kapërcyer muret që ndajnë, që paqja të ngadhënjejë në zemra, në familje, në botë.

R.SH. / Vatikan

Lutja për Paqe e shkruar nga Papa Shenjt Gjoni XXIII gjashtëdhjetë vjet më parë.

Në vijim, teksti:

"O Princi i Paqes, Jezus i Ngjallur, shikoje dashamirësisht mbarë njerëzimin. Vetëm nga Ti pret ndihmë e ngushëllim për plagët e tij. Si në ditët e kalimit Tënd tokësor, Ti gjithmonë i do të vegjlit, të përvuajturit, të dhimbshmit; je gjithnjë në kërkim të mëkatarëve.

Ndihmoji të gjithë të të thërrasin, të të gjejnë, për të pasur në Ty rrugën, të vërtetën, jetën. Na ruaj paqen tënde, o Qengji i flijuar për shpëtimin tonë: Agnus Dei, qui tollis peccata mundi, dona nobis pacem!

Jezus, lutja jonë. Largoje nga zemrat e njerëzve çka mund ta rrezikojë paqen, përforcoji me të vërtetën, me drejtësinë, me dashurinë e vëllezërve.

Ndriçoji sunduesit e popullit, në mënyrë që krahas shqetësimit të duhur për mirëqenien e vëllezërve, ta garantojnë e ta mbrojnë thesarin e madh të paqes; të ndezin vullnetin e të gjithëve për të kapërcyer muret që ndajnë, për të forcuar lidhjet e bamirësisë së anasjelltë, që të jenë të gatshëm për të kuptuar, për të mëshiruar, për të falur, kështu që në emrin Tënd njerëzit të bashkohen dhe paqja të ngadhënjejë në zemra, në familje, në botë."

Lutje drejtuar Ngadhënjyesit Hyjnor

Shën Gjoni XXIII - Radiomesazhi i Pashkëve, 13 prillit 1963

27 tetor 2023, 16:06