Kërko

Gaza Gaza

Lufta në Lindjen e Mesme, telefonatë e Papës me presidentin turk Erdoğan

Lideri i Ankarasë i telefonoi Françeskut sot paradite për t’i shprehur shqetësimin mbi situatën humanitare në Rripin e Gazës. Drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, Bruni: "Papa shprehu dhimbjen për ç’po ndodh dhe kujtoi qëndrimin e Selisë së Shenjtë, duke shpresuar se mund të arrihet në zgjidhjen e dy shteteve, me një statut të veçantë për Jerusalemin"

R.SH. – Vatikan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pati sot paradite një bisedë telefonike me Papën Françesku “mbi gjendjen dramatike në Tokën Shenjte”. Njoftimin e dha drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, duke konfirmuar lajmin e publikuar më parë nga presidenca e Ankarasë.

“Papa shprehu dhimbjen e tij për ç’po ndodh dhe kujtoi qëndrimin e Selisë së Shenjtë, duke shpresuar se mund të arrihet në zgjidhjen e dy shteteve, me një statut të veçantë për qytetin e Jerusalemit”, shpjegoi Bruni.

Qeveria turke njoftoi gjatë paradites se presidenti i shprehu Papës shqetësimin e madh për ngjarjet e Gazës, duke i cilësuar “masakra”.

Më 22 tetor, Françesku pati një bisedë telefonike prej rreth 20 minutash edhe me presidentin e SHBA-ve, Joe Biden, mbi konfliktet në botë dhe mbi nevojën për të gjetur rrugë drejt paqes.

26 tetor 2023, 13:57